• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Berisha e shkarkoi në Kuvendin e tij, sot ‘hakmarrja’ e Bashës, mbledh Këshillin Kombëtar

12/12/2021
Afera e “Toyota Yaris”, Basha i përgjigjet Berishës: Sa poshtë paske rënë që sjell akuzat e Ramës

Pasi Kuvendi Kombëtar i thirrur nga Sali Berisha shkarkoi Lulzim Bashën, ky i fundit ka thënë hapur se nuk e njeh asnjë vendim të marrë ditën e djeshme dhe ndërkohë ka përgatitur planin për të vepruar kundër Berishës.

Kryetari i Partisë Demokratike ka thirrur ditën e sotme Këshillin Kombëtar në orën 15:00. Në një deklaratë mbrëmjen e djeshme, Basha bëri me dije se pritet të shkarkohet kryetari i Këshillit Kombëtar, Edi Paloka dhe anëtarët kryesisë që nuk mbështetën 18 dhjetorin, por dolën hapur krah Sali Berishës të shpallur ‘Non Grata’ nga SHBA.

Për të bërë të mundur thirrjen e Këshillit, Basha ka vendosur edhe shkarkimin e 4 sekretarëve, Belind Këllëçit, Ervin Minarollit, Ledina Mandinës dhe Ivi Kasot, ku pritet dhe zëvendësimi i tyre me emra të rinj.

Kryedemokrati është kujdesur të theksojë se ai do të vijojë ta drejtojë Partinë Demokratike, ndërsa mbrëmjen e djeshme ka përdorur një retorikë të ashpër kundrejt Berishës, duke e quajtur atë mbeturinë të ‘komunizmit dhe korrupsionit’ që do i vijë fundi në 18 dhjetor, në Kuvendin e thirrur nga Basha.

Këto vendime vijnë si një përgjigje për Kuvendin e 11 dhjetorit të thirrur nga Sali Berisha, ku nga 4491 delegatë që votuan, 4446 ishin pro shkarkimit të tij, kundër 36 e ndërsa 9 vota të tjera u shpallën të pavlefshme. Gjithashtu, në këtë Kuvend u ndryshua statuti i PD-së, si edhe u miratua edhe ngritja e një Komisioni të quajtur ‘Komisioni i Rithemelimit të PD’ me 29 anëtarë në përbërje që do ta marrë në dorë partinë deri më 22 mars 2020 kur do të thirret një Kuvend i ri, megjithatë këto vendime Basha tha dje se nuk do i njohë.

Related Posts

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest
Kryesore

S’ka ndryshim mase/ Drejtoresha e AKSHI-t Mirlinda Karçanaj mbetet në arrest

18/12/2025
Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar
Kryesore

Vrau pronarin grek dhe punëtorin shqiptar, vetëdorëzohet 30-vjeçari, mik i biznesmenit të arrestuar

18/12/2025
Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin
Blog

Nuk e kanë me Ballukun, por me Salianjin

18/12/2025
Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës
Kryesore

Kaosi në Kuvend, PS kërkon përjashtimin për 29 deputetë të opozitës

18/12/2025
Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë
Kryesore

Berisha: Motoja e tyre, ‘vidh dhe ik’. Parlament nuk ka dhe nuk mund të ketë

18/12/2025
Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim
Kryesore

Mbyllet seanca plenare, rendi i ditës votohet pa diskutim

18/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Timothée Chalamet është stërvitur për shtatë vite për rolin e ri në “Marty Supreme”

Timothée Chalamet është stërvitur për shtatë vite për rolin e ri në “Marty Supreme”

19/12/2025
Napoli “thyen” Milan, Neres-Hojlund dërgojnë Conte në finale, Allegri shpërthen ndaj Oriali-t, blutë akuzojnë

Napoli “thyen” Milan, Neres-Hojlund dërgojnë Conte në finale, Allegri shpërthen ndaj Oriali-t, blutë akuzojnë

19/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al