• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Berisha ndez qirinj për të riun që humbi jetën në komisariat, gazetarja i kujton 21 Janarin: Pse nuk ke pendesë për ata që vrau qeveria tënde?

07/05/2022
Berisha ndez qirinj për të riun që humbi jetën në komisariat, gazetarja i kujton 21 Janarin: Pse nuk ke pendesë për ata që vrau qeveria tënde?

Në disa komisariate të vendit është organizuar një protestë nga ana e Komisionit të Rithemelimit të PD në lidhje me ngjarjen e rëndë të ndodhur disa ditë më parë në Kavajë, ku u vetvar në ambientet e Komisariatit, i riu Ilvi Meta.

Ish-kryeministri Sali Berisha, duke hedhur akuza të forta për policinë dhe qeverinë tha se këtu të rinjte futen të gjallë në qeli dhe dalin me arkivol. Gazetarja e Report Tv Rovena Cerka e pyeti Berishen pse nuk ka pasur asnjë pendim apo qiri për 4 të vrarët para zyrës së tij 21 janarin e vitit 2011. Ai jo vetëm që nuk denjoi të ndizte një qiri për çdo jetë të pafajshme të humbur në mënyrë tragjike por nuk la baltë pa hedhur mbi viktimat.

Pyetjes së gazetares Berisha iu shmang menjëherë duke shkuar tek një tjetër ngjarje e tij, ajo e Gërdecit. Berisha vazhdoi sërish me gënjeshtrën se protestuesit e 21 janarin kishin plumba dhe pastaj foli për Gërdecin, ngjarje për të cilën nuk u pyet.

“Kanë humbur jetën 4 njerëz në një demonstratë po gjuhej me plumba. Ka pasur shenja plumbash. Unë kam qenë i pari që kam kërkuar që të shpallej ‘vrasje shtetërore pa dashje’ për Gërdecin për shkak se garantimi i sigurisë ka qenë i Ministrisë”, tha ai.

Kujtojmë se Berisha çdo vit në mënyrë sistematike ka përsëritur se ai ishte shumë i vendosur për të mbrojtur godinën e Kryeministrisë dhe s’do kishte tërheqje prapa dhe sikur 300 apo 3000 protestues të ishin vrarë nga Garda.

“S’kam asnjë lloje shqetësimi, vetëm dhimbje për viktimat e 21 Janarit, sepse kam qenë në zyrën time, i sulmuar. Garda bëri detyrën që i takon në bazë të ligjit, shikoni ligjin”, ka thënë Berisha në vazhdimësi.

Ndaj propozimi i Berishës për të ndezur qirinj në nder të Ilvi Metës është thjesht një qëndrim prej një politikani ‘makiavelist’ që kërkon të përfitojë politikisht nga çdo situate e mundshme.

Related Posts

Belinda Balluku sot në Gjirokastë, inagurohet “Traffic Town”
Kryesore

Del shkresa me firmën e Dumanit: Kuvendi të japë autorizim për arrestimin e Ballukut

16/12/2025
Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)
Lajme

Spiropali në Athinë: Greqia të heqë ligjin e luftës (VIDEO)

16/12/2025
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Ballukut, reagon Rama: Ne s’mund dhe s’do ta paragjykojmë kërkesën e prokurorit special

16/12/2025
Balluku del nga gjykata, seanca shtyhet me dy orë
Kryesore

SPAK kërkon arrestimin e Belinda Ballukut, kërkesa mbërrin në Kuvend për autorizim

16/12/2025
Paralajmërimi/ Javën e ardhshme priten goditje të forta nga SPAK
Kryesore

Operacioni për tenderat e AKSHI-t, SPAK del me njoftim zyrtar: Hetime për grup të strukturuar kriminal

16/12/2025
Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek
Kryesore

Nga ligji i luftës te kufiri detar, Spiropali pritet në Athinë nga homologu grek

16/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ Thriller në Ballsh, Vllaznia i falet një autogoli ndaj Bylisit

Klasikja me mungesa për Vllazninë, por lideri i ekipit rikthehet në prapavijë

16/12/2025
Nga dominimi te zhgënjimi, çfarë i ndodhi Piastrit në Formula 1

Nga dominimi te zhgënjimi, çfarë i ndodhi Piastrit në Formula 1

16/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al