• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Berisha pendohet për firmat piramidale: Ky është gabimi më i rëndë që kam bërë në të gjithë karrierën politike! Ndërkombëtarët s’më lajmëruan

27/10/2020
Berisha pendohet për firmat piramidale: Ky është gabimi më i rëndë që kam bërë në të gjithë karrierën politike! Ndërkombëtarët s’më lajmëruan

Ish-kryeministri Sali Berisha ka zbuluar gabimin më të rëndë që ka bërë në karrierën e tij politike.Berisha tha se gabimi më i madh i tij lejimi i firmave piramidale.

Ai theksoi në emisionin “Hard Talk” se duheshin bërë përpjekje shumë më të mëdha për t’i bllokuar me një ligj të veçantë.

“Një gabim tragjik, një gabim të rëndë, ishte lejimi nga ana e qeverisë dhe e Partisë Demokratike dhe e Presidentit të asaj kohë të firmave piramidale.

Ndonëse, i rikujtoj shqiptarët se ne i paditëm ata në gjykatë dhe ata fituan gjyqin me pretekstin se fajdet janë të parashikuara në çdo kod civil të botës.

Ne nuk kishim mekanizmat financiare mbrojtëse për tregjet financiare jo bankare dhe pësuam një krizë shumë të thellë për të cilën komunistët rrëmbyen armët, organizuan një rebelim pothuaj të armatosur.

Lejimi, ky është një gabim i rëndë, padiskutim. Domethënë, vërtet ne i çuam në gjykatë dhe ata e fituan gjyqin, por përsëri mendoj unë përpjekje shumë më të mëdha duheshin bërë për t’i bllokuar me një ligj të veçantë.

Në mënyrë absolute deri në vitin 1996 asnjë institucion ndërkombëtar nuk ka shprehur shqetësimin më të vogël.

Ne kemi filluar së bashku me fondin hartimin e ligjit për bllokimin e tyre pasi i kishim ndaluar me një ligj parlamenti. Ne na thuhej nga institucionet ndërkombëtare se këto janë fenomene, janë dukuri që shfaqen në rritje të shpejtë dhe na thuhej “ja se dhe Izraeli i ka, edhe ky vend i ka, edhe ai vend i ka”.

Nuk njihnim ne skemat e Pollsit të jemi të hapur, nuk kisha as unë dhe as ata që më rrethonin mua”, u shpreh ai.

Megjithëse referuar arkivës qeveritare, Meksi i ka dërguar ish-presidentit Sali Berisha, shkresën sekrete me numër 2858″.

Ish-kryeministri i asaj kohe, përmes kësaj shkrese kërkoi mbylljen urgjente të piramidave, por ish-presidenti Berisha e shpërfilli apelin zyrtar të kreut të qeverisë.

Ndërkohë që Meksi ka thirrur disa herë ish-guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Kristaq Luniku, për të bërë sqarimet e rastit për rrezikshmërinë që paraqisnin atëherë shumat e mëdha të parave, që kalonin në ditë nëpër sportelet e firmave piramidale.

Ish-kryeministri, i pyetur më vonë se përse nuk e kishte bërë publik këtë dokument, nënvizon se ai është quajtur sekret.

Kjo është e fiksuar që në kokë të dokumentit zyrtar, të cilin ia ka dërguar ish-ministrit të Financave Ritvan Bode, ish-presidentit Sali Berisha dhe guvernatorit të Bankës së Shqipërisë Kristaq Luniku, që në gusht të vitit 1996!

Sali Berisha, ndonëse ka kërkuar falje me gjysmë zëri dhe kerkmoi dhe tani, ka qenë njeriu që ka ngritur e mbrojtur me forcë firmat mashtruese piramidale. Madje i ka cilësuar ato si “dallëndyshet e para të kapitalizmit në Shqipëri”, teksa ka pranuar dhe sponsorizimet e tyre në fushatat elektorale.

Madje kur Bode parlajmeroi per rrezikun pas kthimin nga FMN, Berisha tha se “parate e shqiptareve ishin me te pastrat ne bote”, duke detyruar dhe ish ministrin e Financave te ndryshonte qendrim brenda dites!

Pjesa tjeter dihet, gjashte muaj me vone piramidat rane dhe bashke me te ra per tre dite dhe shteti shqiptar ne mars te vitit 1997.

Related Posts

E rëndë në Janinë/ Gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar
Kryesore

E rëndë në Janinë/ Gjendet i vdekur 46-vjeçari shqiptar

18/05/2026
Rrebeshe shiu në gjithë Shqipërinë në këto dy ditë, si do të jetë koha javën e ardhshme
Kryesore

Paralajmërimi: Intensiteti i lartë i reshjeve mund të krijojnë rrëshqitje të dherave në disa qarqe

16/05/2026
Si u llogarit çmimi i naftës; Bordi pritet të rishikojë sërish formulën (në rritje)
Kryesore

Bordi i Transparencës ngre sërish çmimet e karburanteve

16/05/2026
Rrahën policin në Ksamil, shpallet në kërkim 26 vjeçari, arrestohet vëllai i tij
Kryesore

Detaje nga operacioni, pezullohet nga detyra shefi i krimeve në Sarandë

16/05/2026
“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme
Kryesore

“The Times”: Shqipëria, surpriza e Mesdheut këtë verë, destinacion luksoz me çmime të përballueshme

16/05/2026
Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë
Kryesore

Sonte finalja e Eurovision, ja si të votoni për Shqipërinë

16/05/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Mrekullitë” e futbollit shqiptar, faza e katërt dhuron shifra jashtë normales për katër ekipet që mbyllin Superioren

Tirana, më e fortë jashtë “Selman Stërmasit”. 28 përqind e golave u shënuan në 15 minutat e para

19/05/2026
Ishte zbulimi i tij, Asani fjalë zemre për Sylvinhon: Mirënjohës për gjithçka

Ishte zbulimi i tij, Asani fjalë zemre për Sylvinhon: Mirënjohës për gjithçka

19/05/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al