Gjykata e Posaçme ka caktuar masë sigurie për ish-kryeministrin Sali Berisha, në kuadër të hetimeve të nisura nga Prokuroria e Posaçme për privatizimin e kompleksit sportiv “Partizani”. Një moment pikant ishte, kur këshilltarja e tij për mediat, Floriana Garo i afron një bllok ku shkruhej se ishin fikur dritat në disa qytete. Berisha këtë e lidhi me konferencën e tij, duke thënë se dritat ishin fikur që shqiptarët të mos ndiqnin konferencën e tij.