Ndërkohë që Sali Berisha thotë se opozita do të jetë e unifikuar në zgjedhjet lokale, pra do të dalë me kandidatë të përbashkët me Ilir Metën, ndryshe mendojnë mbështetësit e saj në bazë. Gjatë takimit të sotëm në Libohovë, një mbështetës i PD i kujtoi Sali Berishës gabimin e koalicionit me LSI-në në vitin 2009. “Shumicën e drjetorive në Gjirokastër i merrte LSI-ja, doktor. Në vitin 2013 PD ishte katandisur kokoshi një thelë”, u shpreh demokrati, i cili në përfundim njësoj si dikush tjetër e uroi për dasmën e Shkëlzenit me Arminën. ©argjiroja.net