Njësoj si demokrati i Gjirokastrës që i tha Berishës se “ne s’kemi as pushkë druri për të luftuar”, skepticizëm për rikthimin e PD-së në pushtet ka edhe në Lazarat. Gjatë takimit që mbajti sot në fshat, një prej mbështetësve i tha Berishës se Edi Rama nuk rrëzohet me vota.
“Ajo që mua më tremb është se a rrëzohet ky me vota? Unë them se jo doktor, është shumë e vështirë, prandaj mendohuni mirë. Duhet të merrni masa, qoftë edhe ekstra ligjore. Me këtë sekt që është në pushtet ne jemi në gjak”, u shpreh i zhgënjyer demokrati nga Lazarati.
Sali Berisha ka deklaruar më herët se ishte politikë e tij e qëllimshme të lejonte kultivimin e kanabisit në Lazarat edhe pse kjo ishte e kundërligjshme. ©argjiroja.net