• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Biden: SHBA do të publikojë gjetjet mbi origjinën e koronavirusit

28/05/2021
SHBA priter të njoh gjenocidin armen

SHBA do të publikojë rezultatet e hetimeve mbi origjinën e koronavirusit që ka shkaktuar një pandemi dërrmuese dhe ka lënë të vdekur milliona njerëz në botë. Para se të hipte në avionin presidencial për t’u nisur për në Klivland të Ohajos, Presidenti Biden u tha gazetarëve të enjten se do t’i bënte publike rezultatet e heetimeve “përveçse nëse ka diçka delikate që ende nuk e di”. Komuniteti i inteligjencës amerikane tha të enjten se agjencitë e zbulimit të SHBA kanë dy teori për origjinën e COVID-19.

Dy agjenci të inteligjencës besojnë se virusi doli natyrshëm nga kontakti njerëzor me kafshë të infektuara dhe një e tretë thotë se burim i pandemisë globale mund të ketë qenë një aksident laboratorik.
“Komuniteti i inteligjencës së SHBA nuk e di saktësisht se ku, kur, apo si u transmetua fillimisht virusi COVID-19, por bashkohet rreth dy skenarëve të mundshëm,” tha Zyra e Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare (ODNI), duke shtuar se shumica beson se nuk ekziston “informacion i mjaftueshëm për të vlerësuar se njëri skenar ka më shumë të ngjarë se tjetri”.
Deklarata e ODNI nuk identifikon se cilat nga 17 agjencitë që përbëjnë komunitetin e inteligjencës amerikane besojnë se virusi e ka origjinën te kafshët e infektuara dhe cilat besojnë se e ka origjinën te një aksident laboratorik. Sidoqoftë, në të dyja rastet, ODNI tha se agjencitë të cilat anojnë në njërin ose në tjetrin shpjegim e bëjnë këtë me “një shkallë të ulët ose të moderuar besimi”, që në gjuhën e inteligjencës nënkupton se ata besojnë se provat, të cilat mbështesin pikëpamjen e tyre, nuk janë përfundimtare.
Zyrtarët nuk pranuan të diskutojnë se cilat agjenci kishin shprehur pikëpamje mbi origjinën e virusit, por theksuan se një shumicë e madhe e agjencive amerikane besojnë se informacioni është i pamjaftueshëm për të përcaktuar se njëri skenar për origjinën e virusit ka qenë më i mundshëm se tjetri.
Biden, thirrje për hetime të mëtejshme
Presidenti Joe Biden tha të mërkurën se ai ka bërë thirrje për hetime të mëtejshme mbi origjinën e pandemisë.
“I kam kërkuar komunitetit të zbulimit që të dyfishojë përpjekjet për të mbledhur dhe analizuar informacione që mund të na sjellin më pranë një përfundimi dhe të më raportojnë mbi këtë çështje brenda 90 ditësh”, tha ai.
“Si pjesë e këtij raporti, kam kërkuar hetime të mëtejshme, duke përfshirë pyetje specifike për Kinën”, tha Presidenti Biden./VOA

Related Posts

Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)
Pikante

Historia shokuese: Dashuria që përfundoi në vrasje pas një tradhtie (dhe që u zbulua pas 20 vitesh)

20/07/2026
Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute
Pikante

Ja kush është ishulli ekskluziv ku elita botërore kërkon qetësi absolute

17/07/2026
Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë
Kryesore

Amerika ul kohëzgjatjen e vizave, kategoritë që përfitojnë

17/07/2026
Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë
Kryesore

Bënë “rrush e kumbulla” lekët e BE për bujqësinë, 22 të pandehur në Greqi, mes tyre 4 deputetë

16/07/2026
Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis
Kryesore

Tronditet Selaniku, vritet nëna e kandidates së partisë së Mitsotakis

02/07/2026
Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?
Lajme

Pse gjermanët nuk kanë kondicioner?

29/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zyrtare/ Jürgen Klopp merr drejtimin e kombëtares gjermane, firmos deri më 2030-ën

Zyrtare/ Jürgen Klopp merr drejtimin e kombëtares gjermane, firmos deri më 2030-ën

24/07/2026
E KONFIRMUAR/ Kristjan Asllani përfundon në Gjermani, zbulohet plani i Interit për liderin e Kombëtares

Jashtë planeve të Inter-it, Kristjan Asllani mund të qëndrojë në Serie A

24/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al