• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Biden-Trump, fushatë për kandidatët në zgjedhjet kritike të Xhorxhias

05/01/2021
Kush do të jetë presidenti i SHBA-së/ Biden kryeson në rezultat me 225 vota elektorale, pas tij Trump me 213

Si presidenti i zgjedhur Joe Biden ashtu edhe presidenti në largim Donald Trump mbajtën tubime të hënën në shtetin e Xhorxhias, ku dy gara balotazhi të martën do të përcaktojnë nëse republikanët apo demokratët do të kenë kontrollin e Senatit në Shtetet e Bashkuara. Rezultati i garave për Senatin do të ndikojë në mënyrë dramatike tek funksionimi i legjislativit në gjysmën e parë të mandatit katër-vjeçar të zotit Biden në Shtëpinë e Bardhë. Zoti Biden tha në një tubim në Atlanta të hënën se votuesit në Xhorxhia “do të përcaktojnë drejtimin, jo vetëm për katër vitet e ardhshme, por për brezin e ardhshëm”.

Ai tha se banorët e Xhorxhias kishin votuar në numër rekord në zgjedhjet presidenciale në nëntor, duke i dhënë atij një fitore të ngushtë në shtet. “Tani, ne kemi nevojë që të votoni përsëri në numër rekord,” tha ai. Presidenti Trump shkon në qytetin Dalton, një bazë republikane në pjesën veriore të shtetit për një tubim në mbrëmje në mbështetje të senatorëve republikanë David Perdue dhe Kelly Loeffler.
Ndërkohë ai ka vazhduar sulmet kundër zyrtarëve të Xhorxhias për refuzimin e përmbysjes së humbjes së tij të ngushtë ndaj zotit Biden në këtë shtet në zgjedhjet e 3 nëntorit. Zoti Biden bëri fushatë për dy demokratët, Jon Ossoff, një producent dokumentarësh televiziv që po përballet me Senatorin Perdue, dikur nje drejtues ekzekutiv biznesi dhe reverendin Raphael Warnock, një prift Baptist që po përballet me senatoren Loeffler, një nga ligjvënëset më të pasura në Shtetet e Bashkuara.
Sondazhet tregojnë se dy demokratët kanë një epërsi të lehtë në balotazhet që u bënë të domosdoshme sepse asnjë nga katër kandidatët nuk fitoi shumicën e nevojshme në votimet e nëntorit. Xhorxhia është një shtet historikisht republikan. Zoti Biden ishte kandidati i parë demokrat presidencial që fitoi atje që nga viti 1992. Pjesëmarrja përfundimtare e votuesve për zgjedhjet e Senatit pritet të jetë jashtëzakonisht e lartë, me më shumë se 3 milion vota të hedhura deri tani në votimin e hershëm, dy të tretat e votimit personalisht në qendrat e votimit dhe një e treta me postë.
Pesë milion vota u hodhën në Xhorxhia në votimet e nëntorit, por rreth 100,000 njerëz që nuk votuan në ato zgjedhje, e kanë bërë një gjë të tillë në balotazhet për Senatin. Asnjë nga votat e hershme nuk do të numërohet deri të martën në varësi të diferencës në rezultate, fituesit mund të mos shpallen që natën e zgjedhjeve. Zyrtarët thonë se votimi i hershëm në garat e Senatit ishte veçanërisht i përhapur në zonat demokrate ku fitoi zoti Biden, por republikanët thonë se parashikojnë që pjesëmarrja e tyre të jetë më e lartë në votimin e së martës. Një skenar i ngjashëm u shpalos në nëntor në Xhorxhia dhe në të gjithë vendin kur shumë më tepër demokratë votuan para ditës së zgjedhjeve, ndërsa më shumë Republikanë votuan personalisht në ditën e zgjedhjeve.
Zgjedhjet e Senatit po vëzhgohen nga afër në Uashington si nga ekipi i tranzicionit të zotit Biden ashtu edhe kundërshtarët e tij republikanë, si një tregues i pushtetit që mund të ketë presidenti i ardhshëm në avancimin e programit të tij legjislativ, pasi ai dhe Nënpresidentja e zgjedhur Kamala Harris inaugurohen më 20 janar. Pas ceremonive të betimit të dielën në Kongres, Republikanët kanë aktualisht një avantazh 50-48 në Senat.
Një fitore e republikanëve në njërën ose të dyja garat e Xhorxhias do t’i jepte asaj partie shumicën dhe të drejtën për të përcaktuar axhendën e Senatit, si edhe për të kryesuar të gjitha komisionet e Senatit. Nëse kandidatët demokratë Warnock dhe Ossoff fitojnë, Senati do të ishte i ndarë 50-50 mes demokratëve dhe republikanëve, duke i dhënë zonjës Harris mundësinë për të hedhur votën vemdimtare në favor të Demokratëve në drejtim të organizimit të komisioneve dhe kontrollin e kalendarit legjislativ.
Në Shtetet e Bashkuara, nënpresidenti i vendit është president i Senatit. Një kontroll republikan do të komplikonte miratimin e programit legjislativ të zotit Biden gjatë dy viteve të ardhshme, duke shkaktuar negociata të stërgjatura për çështje të tilla si përfitimet e kujdesit shëndetësor, imigracioni apo ndryshimet klimatike. Zoti Trump ka premtuar se gjatë fjalimit të tij në Xhorxhia të hënën në mbrëmje, do të sulmojë përsëri rezultatin e garës presidenciale kundër zotit Biden në atë shtet, ku ai humbi për më pak se 12,000 vota. Një numërim fillestar i votave dhe dy rinumërime, të gjitha nxorrën presidentin e zgjedhur Biden fitues.
Në një telefonatë të shtunën, Presidenti Trump i kërkoi zyrtarit më të lartë të zgjedhjeve të shtetit, Sekretarit republikan të Shtetit Brad Raffensperger, që të gjente 11,780 vota të tjera për të përmbysur humbjen e tij ndaj zotit Biden. Por zoti Raffensperger nuk e pranoi këtë kërkesë dhe i tha televizionit ABC News të hënën se presidenti “thjesht e kishte gabim” kur thoshte se se kishte mashtrime në numërimin e votave në Xhorxhia. Pavarësisht pretendimeve të tij për mashtrim në votimet e nëntorit, zoti Trump po bën thirrje që republikanët të dalin për të votuar për sentorët Perdue dhe Loeffler për të ruajtur shumicën republikane në Senat./VOA

Related Posts

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë
Kryesore

Mbi 4,000 traktorë në rrugë/ Fermerët shtojnë bllokadat në gjithë Greqinë

04/12/2025
E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje
Kryesore

E pabesueshme në Selanik/ Pacienti del fshehurazi nga spitali për të kryer vjedhje

03/12/2025
E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!
Paparazzi

E rëndë/ Influencuesja e njohur gjendet e pajetë brenda një valixheje!

02/12/2025
Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!
Pikante

Qyteti amerikan ku të vdekurit dominojnë mbi të gjallët!

02/12/2025
Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka
Lajme

Greqia ndryshon doktrinën ushtarake detare: Egjeun do ta mbyllim nga toka

29/11/2025
2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur
Lajme

2 vëllezër mbytën motrën në kënetë sepse kishte të dashur

29/11/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Timothée Chalamet është stërvitur për shtatë vite për rolin e ri në “Marty Supreme”

Timothée Chalamet është stërvitur për shtatë vite për rolin e ri në “Marty Supreme”

19/12/2025
Napoli “thyen” Milan, Neres-Hojlund dërgojnë Conte në finale, Allegri shpërthen ndaj Oriali-t, blutë akuzojnë

Napoli “thyen” Milan, Neres-Hojlund dërgojnë Conte në finale, Allegri shpërthen ndaj Oriali-t, blutë akuzojnë

19/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al