Të martën do të regjistrohet në gjykatë dhe më pas në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve për vendoret e 30 qershorit, partia “Bindja Demokratike” me kryetar Astrit Patozin. Lajmin e konfirmoi për mediat Fabian Topollaj, anëtar i këshillit bashkiak të Tiranës i njohur si kritik i Lulzim Bashës.
“Bindja Demokratike” do marrë pjesë në zgjedhje. Unë do të jem anëtar i “Bindjes Demokratike”. Po përgatisim dokumentacionin. Nesër e dorëzojmë në gjykatë” – tha ai.
U përfol se pjesë e kësaj partie do të ishte edhe Rudina Hajdari, por kjo e fundit u tërhoq. Në një koment në Twitter ajo shkruan: “Duke i uruar suksese përpjekjeve të çdokujt për demokratizimin e vendit dëshiroj të theksoj se pavarësisht lajmit që u përhap nuk kam asnjë lidhje dhe në vazhdim do të fokusohem tek puna dhe objektivat Grupit Parlamentar Demokrat” – shkruan Hajdari.
Mësohet se themeluesit e partisë së re “Bindja Demokratike” do të jenë; Leonard Olli, Fabian Topollaj, Ardian Kollozi dhe të tjerë.









