• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Biografia tronditëse, e “Zonjës së Parë”: Melania Trump, një gënjeshtare në Shtëpinë e Bardhë?

17/06/2020
Biografia tronditëse, e “Zonjës së Parë”: Melania Trump, një gënjeshtare në Shtëpinë e Bardhë?

Një kërcënim që po e bën të dridhet çiftin Trump. Ditët e fundit, Melania Trump është në qendër të vëmendjes përtej Atlantikut pasi një libër i ri kushtuar asaj ka zbuluar më shumë për gruan e Donald Trump.

Pas zbulimeve për netët kur flinin të ndarë, luftës midis njerkës dhe bijës së Trumpit, Ivanka, pas bujës për rinegocimin e kontratës martesore, para se të hynte në Shtëpinë e Bardhë, tani po njihemi me sekrete të reja rreth “Zonjës së Parë”. Fjala është moshën e saj, fizikun dhe diplomat që ka marrë në të shkuarën.

Në “The Art of Deal”: “The Story Untold of Melania Trump” shkruar nga Mary Jordan, autorja zbulon shumë, sidomos mbi të kaluarën e panjohur të Melanisë. Për të vizatuar këtë portret, gazetarja kreu njëqind intervista dhe mori në pyetje deri ish-shokët e klasës në Slloveni, të zonjës së ardhshme Trump.

Një hetim i guximshëm pasi “Zonja e Parë” është kujdesur që t’i presë lidhjet me të gjithë ata që i kanë qëndruar pranë në të shkuarën. Sipas Mary Jordan, Melania e ka krijuar prej kohësh mitin e saj: “Ajo ngjan shumë me burrin e saj … madje shumë më tepër se sa duket”.

Që nga hyrja në jetën publike, ajo nuk është ndalur së përsërituri para gazetarëve moshën e saj (aq shumë sa dikush mund të dyshojë se sa vjeç është ralisht), por edhe të pretendojë se ‘ajo kurrë nuk kishte kryer operacione kozmetike”, ndërsa tre fotografë që bashkëpunuan ngushtë për këtë biografi thonë në libër se ky pretendim është fals dhe se ajo madje ka plagë të vogla nga operacionet në fytyrë.

Por zbulimet nuk mbarojnë këtu. Nëse do të shikonim CV e saj zyrtare, Melania gjithashtu pretendon se është diplomuar për arkitekturë në Universitetin e Ljubljanës.

Pas verifikimeve serioze nga autorja (çmim Pulitzer në 2003), duket se “Zonja e Parë” amerikane nuk është diplomuar në këtë universitet, ndonëse ajo ka deklaruar të kundërtën nën betim.

Një gënjeshtër, ose një rrumbullakësim i realitetit, njësoj si fakti që ajo arrin të flasë rrjedhshëm pesë gjuhë.

As kjo deklaratë që nuk është verifikuar kurrë.

“Fotografë dhe të tjerë që kanë punuar me të ndër vite – përfshirë shtetasit italianë, francezë dhe gjermanë – më thanë që ata kurrë nuk e kishin dëgjuar atë të komunikonte në këto gjuhë”, shkruan përsëri Mary Jordan në librin e saj.

Pra ndonëse tashmë ekzistojnë dëshmi të pakundërshtueshme që e përshkruajnë “Zonjën e parë si një kalkuluese të ftohtë, që nuk hyri menjëherë në Shtëpinë e Bardhë për të rinegociuar kontratën financiare me burrin milioner, që flasin për xhelozinë e shfrenuar femërore ndaj së bijës së Trump, që tregojnë për pushtetin që ajo ka mbi presidentin, ndryshe nga sa thuhet, në biografinë e re, “The Art of Deal…” shfaqet edhe një aspekt i panjohur i retushimit të së shkuarës. Pra, Melania Trump, një mit i krijuar nga hiçi. (Lapsi.al)

Related Posts

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026
Alarm për bombë në Parlamentin grek, telefonata anonime vë në lëvizje autoritetet
Kryesore

Alarm për bombë në Parlamentin grek, telefonata anonime vë në lëvizje autoritetet

05/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

E papritur e madhe, shtyhet ceremonia e “Topit të Artë”

E papritur e madhe, shtyhet ceremonia e “Topit të Artë”

26/10/2026
FIFA U-15 World Cup & Festival 2026/ Shqipëria mbyll grupin me pesë fitore, kuqezinjtë mes 32 ekipeve më të mira të turneut

FIFA U-15 World Cup & Festival 2026/ Shqipëria mbyll grupin me pesë fitore, kuqezinjtë mes 32 ekipeve më të mira të turneut

26/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al