• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bizneset që kanë borxhe, Tatimet tregojnë skemën se si do të paguhet me këste

02/09/2018
Gjirokastër, policia zbulon evazionin fiskal dhe mashtrimin e 38-vjeçarit nga Tirana

Bizneset që kanë borxhe tek Tatimet për taksa të papaguara mund t’i shlyejnë ato më këste. Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve publikoi kushtet që duhet të plotësojnë bizneset për të përfituar mundësinë e shlyerjes së borxheve me taksa. Sipas Tatimeve, për të përfituar nga kjo lehtësi tatimpaguesi duhet të justifikojë më parë paaftësinë likujduese të përkohshme financiare.

‘Marrëveshja me këste nuk mund të zgjatet përtej fundit të vitit që pason vitin në të cilin është lidhur ajo. Në rastet e marrëveshjeve për pagesë me këste, tatimpaguesi paguan kamatëvonesat, por nuk llogaritet gjobë për pagesë të vonuar’, deklaroi Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve.

Sipas administratës tatimore, marrëveshja për pagesë me këste nuk mund të lidhet për detyrimin tatimor të vetëdeklaruar nga tatimpaguesi, i cili është llogaritur ose mbledhur prej tij, përfshirë kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Hapat që ndiqen

Hapi i parë për të përfituar nga pagesa më këste e borxheve tatimore është plotësimi i një kërkesë me shkrim, që i drejtohet Drejtorisë Rajonale Tatimore nën juridiksionin e të cilës është regjistruar biznesi. Në këtë kërkesë, kompani që ka borxh duhet të shpjegojë rrethanat dhe arsyet se pse kërkon të lidh një marrëveshje për të paguar me këste detyrimet tatimore.

Pas plotësimit të kërkesës, drejtoria Rajonale Tatimore brenda 10 ditëve njofton nëse kërkesa pranohet apo refuzohet. Nëse kërkesa pranohet, nënshkruhet marrëveshja për pagesë me këste të detyrimeve tatimore të papaguara.

“Kjo marrëveshje nënshkruhet nga tatimpaguesi dhe nga drejtori i drejtorisë rajonale të tatimeve ose drejtuesi i njësisë së ngjashme me të, vetëm nëse tatimpaguesi paguan menjëherë 20% të vlerës së detyrimit, për të cilin lidhet marrëveshja e pagesës me këste,” sqarojnë tatimet.

Me lidhjen e marrëveshjes Administrata Tatimore ndërpret masat e mbledhjes me forcë, të mbledhjes së detyrimeve tatimore, por ajo nuk tërheq masën e vendosur për të siguruar pagesën e detyrimit tatimor. Nënshkrimi i një marrëveshje për pagesën me këste të një detyrimi tatimor, nuk ndërpret llogaritjen e kamatvonesave për mospagim në afat të detyrimit tatimor të mbetur pa paguar.

Related Posts

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve
Kryesore

Drejtori i Ujësjellësit Vlorë: Iu kërkojmë ndjesë qytetarëve

28/12/2025
Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh
Lajme

Italianët festojnë lindjen e foshnjës së parë të fshatit pas 30 vitesh

28/12/2025
Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës
Kryesore

Albin Kurti fiton bindshëm, merr mandat të tretë si kryeministër i Kosovës

28/12/2025
“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!
Kryesore

“E-Albania” vijon të jetë jashtë funksionit!

28/12/2025
Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës
Kryesore

Akuzohen për shpërdorim detyre, prokuroria dërgon në gjyq drejtorin dhe specialistët e Agjencisë Rajonale Mjedisore të Fierit, Vlorës dhe Gjirokastrës

28/12/2025
Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)
Kryesore

Vlora 5 ditë pa ujë, banorët me bidonë hyjnë me forcë në teatrin “Petro Marko”, prishet mbrëmja gala (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Hojlund bën “bomberin”, Napoli e mbyll me fitore, Conte: Vit shumë i bukur (VIDEO)

Hojlund bën “bomberin”, Napoli e mbyll me fitore, Conte: Vit shumë i bukur (VIDEO)

29/12/2025
Gafa e Gjimshitit nderoi Inter, Chivu shijon kreun, por nuk feston: Jemi vetëm në dhjetor (VIDEO)

Gafa e Gjimshitit nderoi Inter, Chivu shijon kreun, por nuk feston: Jemi vetëm në dhjetor (VIDEO)

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al