Në takimin e jashtëzakonshëm të opozitës parlamentare në Durrës, kryetari i opozitës Lulzim Basha i ka dërguar disa paralajmërime, kryeministrit dhe qeverisë, se duke filluar që nesër do të publikojnë fakte skandaloze të lidhjeve të tyre kriminale me biznesin e lojërave të fatit dhe të gjitha aferat e tjera.
“PD do publikojë fakte tronditëse që tregojnë si Rama dhe Xhafaj kanë përdorur pushtetin politik për të shtënë në dorë lojërat e fatit dhe për t’i përdorur për pastrimin e parave të pista të kokainës dhe heroinës dhe aferave korruptive”, tha kreu i PD-së Basha nga Durrësi. Kjo është hera e tretë që opozita bojkoton Kuvendin pas nisjes së sesionit të ri parlamentar.