• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Biznesmeni i arrestuar në Igumenicë, gjykata lë në burg Edmond Begën

20/08/2018
Biznesmeni i arrestuar në Igumenicë, gjykata lë në burg Edmond Begën

Edmond Bego biznesmeni 48 vjecar i arrestuar dy ditë më parë në Greqi, doli sot para gjykatës së shtetit fqinj ku u njoh me masën e sigurisë, e cila vendosi burgimin e tij, deri sa te kete nje kerkese nga Italia per te.

Biznesmeni shqiptar, i njohur si mik i Aldo Bares, u ndalua nga policia greke teksa kthehej për në Shqipëri nga Korfuzi ku bëri pushimet me familjen. Bego u ndalua për llogari të shtetit Italian pasi sipas policisë greke, ndaj tij rezulton i lëshuar një urdhër arresti nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në organizatë kriminale, kontrabandë dhe trafikim të drogës.

Arrestimi i tij ka hapur një tjetër front lufte mes opozitës dhe maxhorancës. PD akuzoi qeverinë se i ka siguruar mbështetje dhe se policia nuk e ka arrestuar me gjithë dënimin në Itali. Por nga ana tjetër maxhoranca distancohet nga Bego dhe thotë se ai u lirua nga Gjykata e Lartë që i uli dënimin duke drejtuar gishtin nga ish-kryeministri Sali Berisha.

Kush ishte Edmond Bego?

Edmond Bego, biznesmeni shqiptar që u ndalua nga policia greke teksa kthehej për në Shqipëri nga Korfuzi ku bëri pushimet me familjen, është arrestuar për llogari të shtetit Italian, pasi sipas policisë greke, ndaj tij rezulton i lëshuar një urdhër arresti nga autoritetet italiane për pjesëmarrje në organizatë kriminale, kontrabandë dhe trafikim të drogës (heroinë – kokainë).

Sipas policisë greke në momentin e ndalimit, 48 vjecari kishte një pasaportë me emrin e ndryshuar në Mond Bega dhe me anë të këtij dokumenti kishte kaluar nga Shqipëria për në Korfuz.

Për të njëjtën cështje që policia greke arrestoi biznesmenin, ai është arrestuar edhe vite më parë në Shqipëri, asokohe nën emrin Manoli Bega.

Ishte 24 dhjetori i 2009 kur drejtoria kundër krimit të organizuar në Tiranë e arrestoi në kryeqytet.
Në njoftimin e policisë 9 vite më parë nënvizohej fakti se i arrestuari Manoli Bega, lindur në Lushnje dhe banues në Tiranë njihej dhe me disa emra të tjerë si: Edmond Bego, Saimir Sina dhe Belul Gjahtari. Gjithashtu në njoftimin e policisë së dhjetorit 2009 thuhej se i arrestuari ishte i përfshirë në një organizatw kriminale ku bënin pjesë edhe Aldo Bare, Enver Dondollaku, ndërsa ai ka qenë përcaktues në mbajtjen e lidhjeve me furnizuesit, koordinimin e aktivitetetit dhe pjesëtarëve të tjerë të organizatës, si dhe organizator për shpërndarjen dhe administrimin e parave të përfituara nga trafikimi i lëndëve narkotike.

Sipas vendimit të gjykatës Italiane Bego ishte dënuar në Torino në vitin 2008 me 13 vite burg për akuza të rënda. Por edhe pse në Itali ishte dënuar me 13 vite burg, bazuar në vendimin e Gjykatës së Lartë në Tiranë në 2010, Bego u lirua për më pak se 3 vite burgim./ BW

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Familja zbulon betejën e gjatë pas pamjeve virale të ish-aktorit të Nickelodeon, Tylor Chase

Familja zbulon betejën e gjatë pas pamjeve virale të ish-aktorit të Nickelodeon, Tylor Chase

26/12/2025
“Artistët janë një m*t i madh”/ Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve: Të gjithë gënjejnë dhe janë të blerë

“Artistët janë një m*t i madh”/ Albano Bogdo shpërthen ndaj kolegëve: Të gjithë gënjejnë dhe janë të blerë

26/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al