• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bjellorusi-Shqipëri, rruga drejt ëndrrës së madhe nis nga Minsku, formacioni i Kombëtares

04/09/2020
Bjellorusi-Shqipëri, rruga drejt ëndrrës së madhe nis nga Minsku, formacioni i Kombëtares

Gati për një fillimit të ri, për të synuar sërish majat, Kombëtarja kuqezi e rinis nga Minsku ekspeditën e saj në edicionin e dytë të Nations League, kompeticion i mundësive dhe që lehtëson rrugën për të realizuar ëndrrën e madhe, atë të kualifikimit në botërorin “Katar 2022”.
Strategu i përzgjedhur për ta realizuar misionin është Edy Reja, 74-vjeçari që me eksperiencën, vendosmërinë dhe pa dyshim rezultatet e tij, zbehu skepticizmin e moshës, duke u konfirmuar si njeriu i duhur për të përsëritur suksesin e De Biasit. I emëruar në një moment emergjence, pas dështimit katastrofik të Panuccit nuk mund t’i ndryshonte gjërat se me shkop magjik, por një mrekulli të vogël nisi ta bëjë. Me të Shqipëria u kthye në një skuadër që prodhon lojë e shënon gola, duke thyer madje rekorde historike.
Fushata nis me objektivin për të zënë vendin e parë në Grupin 4 të Ligës C, ku Shqipërisë i duhet të mposhtë Bjellorusinë, Lituaninë dhe Kazakistanin, kundërshtarë që konsiderohen të kalueshëm në letër. Trajnerit, të cilit i është dashur të përballojë vështirësi për shkak të pandemisë së Koronavirusit, i qëndron besnik strategjisë së rinovimit, me Laçin, Çekiçin, Çepelen dhe Brojën (u pengua nga një dëmtim) të grumbulluar për herë të parë, por sigurisht duke u bazuar fort edhe tek përvoja e emrave “të vjetër”.
Mungesat janë të shumta dhe shkaktojnë dhimbje kokë. Pas Brojës, Lenjanit, Kumbullës e Kamberit, të padisponueshëm edhe Memolla, Ramadani dhe Ismajli, që e bëjnë disi më të vështirë marrjen e maksimumit në Minsk. Nuk është më Bjellorusia e Hlebit dhe Kutuzovit, mungojnë emrat e rëndësishëm, por nuk duhet harruar fakti që futbolli në Bjellorusi nuk u ndërpre për asnjë moment dhe skuadrat e këtij vendi prej kohësh janë në aktivitet.
Gjithsesi, përderisa në Bjellorusi ka shkëlqyer një futbollist i kampionatit shqiptar, si Elis Bakaj, nuk ka pse të mos e bëjë edhe Kombëtarja Kuqezi. Rruga drejt ëndrrave të mëdha, pjesëmarrjes për herë të parë në një kupë bote, nis nga Minsku, një rrugëtim që do të shërbejë për të siguruar progresin, pse jo nëpërmjet Nations League edhe për një biletë për Katar. /SS/

Related Posts

Nga Berisha te Hysaj, Maran fanatik i zgjedhjeve të tij, vetëm 1 ndryshim ndaj Finlandës – Balkanweb.com – News24
Sport

Nga Berisha te Hysaj, Maran fanatik i zgjedhjeve të tij, vetëm 1 ndryshim ndaj Finlandës – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
Finlanda, kjo tabu e “ftohtë” për Shqipërinë, statistikat kundër kuqezinjve – Balkanweb.com – News24
Sport

Finlanda, kjo tabu e “ftohtë” për Shqipërinë, statistikat kundër kuqezinjve

Franca/ Mbappe largohet nga grumbullimi, ja sa ndeshje rrezikon të humbasë me Real Madrid
Sport

Nations League, Franca humbet Mbappe

11/11/2026
Nations League/ Shqipëri-Bjellorusi, dalin formacionet
Sport

Shqipëria gati për Finlandën, formacioni i mundshëm

11/11/2026
Paradoksi i Elbasanit! Me Gvozdenoviçin ruante avantazhin, me Dajën i duhet të rikuperojë
Sport

Paradoksi i Elbasanit! Me Gvozdenoviçin ruante avantazhin, me Dajën i duhet të rikuperojë

11/11/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nga Berisha te Hysaj, Maran fanatik i zgjedhjeve të tij, vetëm 1 ndryshim ndaj Finlandës – Balkanweb.com – News24

Nga Berisha te Hysaj, Maran fanatik i zgjedhjeve të tij, vetëm 1 ndryshim ndaj Finlandës – Balkanweb.com – News24

12/11/2026
Finlanda, kjo tabu e “ftohtë” për Shqipërinë, statistikat kundër kuqezinjve – Balkanweb.com – News24

Finlanda, kjo tabu e “ftohtë” për Shqipërinë, statistikat kundër kuqezinjve

12/11/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al