• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bledi Çuçi prezanton një fermë të çuditshme, shihni si rriten perimet dhe frutat tek ‘HidroFarm Ina’ (FOTO)

31/03/2019
Bledi Çuçi prezanton një fermë të çuditshme, shihni si rriten perimet dhe frutat tek ‘HidroFarm Ina’ (FOTO)

Ina Nanaj dhe Plarent Paco nuk janë dy fermerë të zakonshëm në Shqipëri. Jo thjesht për faktin se udhëtojnë çdo ditë nga kryeqyteti drejt fshatit Gramëz të Fushë Krujës për t’u marrë me bujqësi, por sepse janë të parët në vendin tonë që kanë ndërtuar nje fermë me teknologjinë hidroponike.

Kjo teknologji është një mënyrë alternative dhe shumë ekologjike për të prodhuar fruta e perime me cilësi të mirë dhe intensitet të lartë. Për të parë nga afër këtë fermë ndryshe ishte në fshatin Gramëz ministri dhe zv.ministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Bledi Çuçi e Dhimo Kote. Ferma ka një sipërfaqe të vogël, por falë teknologjisë hidroponike prodhon sa për disa ferma të marra së bashku. Ministri Çuçi tha se inovacioni në bujqësi është i domosdoshëm për t’iu përgjigjur kërkesave të kohës. Ndonëse është mjaft e përdorshme nëpër botë, për vendin tonë hidroponia është ende a panjohur.

“Ne në Shqipëri po e kapim sasinë me prodhimet aktuale. Duhet të shkojmë tek cilësia”, tha ministri Çuçi duke inkurajuar zgjerimin e fermave të ngritura përmes kësaj teknologjie, pasi u japin mundësi të prodhojnë fruta e perime edhe atyre që kanë pak sipërfaqe toke ose duan të shfrytëzojnë hapësira të tjera.

“Kultivimi në sistemin hidroponik mundëson një rritje të bimës në mënyrë natyrale pa pesticide, pa insekticide dhe herpicide, pa kimikate të dëmshme për organizmin nëse përdorimi do të jetë i gjatë. Kjo fermë e rrallë në Shqipëri funksionon prej 4 vitesh. Pjesa kryesore e prodhimeve shiten kryesisht në Tiranë dhe qytete të tjera bregdetare. Synimi është të kapin tregjet e eksportit. Për të kuptuar më mirë sistemin e hidroponisë është njëosj si të përfytyroni një tokë prodhuese me 10 kate” thekson ministria e Bujqësisë.

Related Posts

Harta e re territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes si bashki
Kryesore

Harta e re territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes si bashki

23/07/2026
Drama e emigrantit shqiptar me nusen: I dashur, unë do të bëhem burrë!
Kryesore

Reformë në drejtësi, por Shqipëria ndër vendet me më pak gjyqtarë në raport me popullsinë

23/07/2026
Tensione në protestë/ Hiqet gardhi metalik, hidhen vezë dhe domate drejt policisë
Kryesore

Tensione në protestë/ Hiqet gardhi metalik, hidhen vezë dhe domate drejt policisë

23/07/2026
Nisin regjistrimet për studimet Master në Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokastër, ja degët ku mund të aplikoni
Kryesore

Aplikimet në universitete, 6 ditë kohë për zgjedhjen e degëve, procesi nis më 27 korrik

21/07/2026
30 milionë euro tendera, gjykata vendos për dosjen “Kolonja” më 9 shtator
Kryesore

30 milionë euro tendera, gjykata vendos për dosjen “Kolonja” më 9 shtator

21/07/2026
Kumbaro nga Korça: Programi për Universitetin “Fan Noli” bashkë me Liceun Francez e projektojnë qytetin si një pol të ndërkombëtarizuar të dijeve shkencore e tekonologjike
Kryesore

Kumbaro nga Korça: Programi për Universitetin “Fan Noli” bashkë me Liceun Francez e projektojnë qytetin si një pol të ndërkombëtarizuar të dijeve shkencore e tekonologjike

21/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Zyrtare/ Inter Miami nënshkruan me Casemiro-n, mesfushori brazilian: Jam mirënjohës, do të jap gjithçka në fushë

Zyrtare/ Inter Miami nënshkruan me Casemiro-n, mesfushori brazilian: Jam mirënjohës, do të jap gjithçka në fushë

23/07/2026
MLS/ Rikthehet futbolli amerikan, Myrto Uzuni gjen sërish rrjetën, debutojnë Lewandovski dhe Griezmann – Balkanweb.com – News24

MLS/ Rikthehet futbolli amerikan, Myrto Uzuni gjen sërish rrjetën, debutojnë Lewandovski dhe Griezmann – Balkanweb.com – News24

23/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al