Mbrëmë hynë në Big Brother Vip tre banorë të rinj. Si fillim hyri Keisi Medini, Tan Brahimaj dhe Bledi Mane. Mesa duket hyrja e Bledit në këtë shtëpi do t’i trazoje ujërat, kjo pasi direkt sa ka hyri gazetari ka pasur ngacmime me Luizin.
Pasi mbaroi spektakli Bledi i ka shprehur mendimin e tij për sjelljen e Luizit në Big Brother. Ai i tha Luizit se aktron, është bipolor dhe i paqëndrueshëm mendërisht. Bledi vazhdoi duke i thënë këngëtarit se është frikacak dhe i trembët çdo njeriu.
Megjithatë Luizi iu është përgjigjur me sportivitet provokimeve të vazhdueshme, duke thënë se është vigjilent.
Ndërsa gjatë një bisede me Armaldon, maestro e këshilloi Luizin që të ruajë qetësinë, pasi Bledi ka hyrë pikërisht për atë, që ta nxjerrë nga vetja.
Mesa duket Bledi paska hyrë në Big Brother për t’u marrë me Luizin pasi vazhdimisht i përmend gjëra nga jashtë. Si fillim i tha që kalkulon sikur i di mirë bastet, ndërsa më vonë i përmend alkoolin.