• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bleona Qereti padit Evi Kokalarin për shpifje dhe dezinformim: Kërkon 2 milion dollarë dëmshpërblim

30/08/2025
Bleona Qereti padit Evi Kokalarin për shpifje dhe dezinformim: Kërkon 2 milion dollarë dëmshpërblim

Këngëtarja dhe artistja e njohur ndërkombëtarisht, Bleona Qereti, ka depozituar një padi në Gjykatën e Lartë të Nju Jorkut, Konteja Queens, më 15 gusht 2025, duke kërkuar 2 milion dollarë dëmshpërblim për dëmet e shkaktuara nga shpifjet dhe dezinformatat që ka shpërndarë Evi Kokalari që prej vitit 2022.

Në kërkesën ligjore, Bleona akuzon Kokalari për fushatën e vazhdueshme të shpifjeve dhe sulmeve ndaj saj, të cilat kanë për qëllim dëmimin e reputacionit të saj. Padi e depozituar në emër të Bleonës përmes Studios Avokatore Waymaker LLC shpjegon se veprimet e Kokalari janë të qëllimshme dhe dashakeqe, duke përfshirë publikimin e deklaratave shpifëse në rrjetet sociale dhe media, denigrim të Bleonës në mjediset profesionale dhe përpjekje për bojkotimin e eventeve ku ajo ka marrë pjesë.

Fushata e shpifjeve e filluar nga Kokalari ka përfshirë dezinformimin e figurave politike në SHBA dhe Shqipëri, duke tentuar të krijojë një imazh të shtrembëruar të Bleonës për interesat personale të Kokalari. Këto veprime kanë shkaktuar dëme të parikuperueshme në imazhin dhe karrierën e Bleonës, duke bërë që ajo dhe familja e saj të përballen me sulme të ulëta publike.

Sipas Bleonës, dëmi emocional ka qenë i thellë për të dhe për prindërit e saj, të cilët janë detyruar të përjetojnë këto sulme në sytë e publikut. Në përpjekjen për të mbrojtur reputacionin dhe karrierën e saj, Bleona kërkon që Evi Kokalari të mbajë përgjegjësi ligjore për veprimet e saj dhe për të rivendosur të vërtetën.

“E vërteta është e dokumentuar dhe dëshmitarët janë të shumtë. Kjo sjellje e Kokalari nuk mund të kalojë pa u marrë parasysh ligjërisht. Publiku ka të drejtë të dijë faktet dhe të mos mashtrohet nga dezinformimi,” – deklaroi Bleona Qereti në një postim pas depozitimit të padisë.

Related Posts

Thirrje për bojkot të koncertit, Aurela Gaçe ‘shpërthen’ ndaj protestuesve: Kjo që bëni është dhunë
Kryesore

Thirrje për bojkot të koncertit, Aurela Gaçe ‘shpërthen’ ndaj protestuesve: Kjo që bëni është dhunë

04/07/2026
Einxhel Shkira i kthehet ashpër Ramës pas deklaratës për shqiptarët jashtë kufijve: “Çfarë hipokrizie t’u thuash bashkëkombasve të tu se nuk përkasin në Shqipëri”
Paparazzi

Einxhel Shkira i kthehet ashpër Ramës pas deklaratës për shqiptarët jashtë kufijve: “Çfarë hipokrizie t’u thuash bashkëkombasve të tu se nuk përkasin në Shqipëri”

22/06/2026
Paparazzi

Këngëtari legjendar Peabo Bryson pëson goditje në tru

20/06/2026
Paparazzi

Michael Fassbender zbulon pa dashje emrin e djalit gjatë një interviste televizive

20/06/2026
Paparazzi

Jennifer Lopez pranon: Duhej ta përqafoja beqarinë shumë më herët

20/06/2026
Paparazzi

E rëndë/ Futbolli në zi, ndahet nga jeta në moshën 22-vjeçare sulmuesi i Elbasanit, Fatjon Bunjaku

20/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Rama: Mandati i katërt, kthesë për PS! Hapim kapitull të ri si parti që qëndron pranë njerëzve

Rama: Mandati i katërt, kthesë për PS! Hapim kapitull të ri si parti që qëndron pranë njerëzve

31/07/2026
Shkoi të peshkonte me dinamit, i shpërtheu në dorë dhe humb jetën 65-vjeçari në Himarë

Shkoi të peshkonte me dinamit, i shpërtheu në dorë dhe humb jetën 65-vjeçari në Himarë

31/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al