• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bllokim i rrugëve nacionale, zbulohet skenari i protestës së PD

30/09/2024
Berisha njofton protestë të madhe në Tiranë më 20 dhjetor

Këshilli Kombëtar i Partisë Demokratike në mbledhjen e zhvilluar pasditen e sotme në selinë blu vendosi të shtyjë me 24 orë datën e protestës kombëtare, e cila u thirr vetëm pak orë pas vendimit të Gjykatës së Apelit për të dënuar me 1 vit burg deputetin Ervin Salianji.

Strategjia e demokratëve për tubimin që do të nisë në orën 18:00 të datës 7 tetor në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” nuk është ai i një proteste vetëm me fjalime, si ato që kemi parë në protestat e mëparshme kombëtare që janë thirrur në kryeqytet.

Sa i takon modelit që do të ndiqet në këtë protestë, burime për A2 CNN bëjnë me dije se do të jetë një protestë e zhvilluar në disa lokacione të ndryshme të Tiranës.

Sakaq, A2 CNN zbardh edhe disa nga diskutimet që janë zhvilluar me dyer të mbyllura në mbledhje. Mësohet se porosia e Flamur Nokës për të gjithë kryetarët e degëve është që të mobilizojnë mbështetësit e PD duke zbritur në terren, në takime të përditshme, kryesisht në Tiranë, e duke shmangur komunikimet telefonike.

Ndërkohë, kreu i Këshillit Kombëtar Edi Paloka ka sqaruar arsyet që çuan në zhvendosjen me 24 orë të datës së protestës.

Edi Paloka (Kryetar i Këshillit Kombëtar të PD): Protesta ishte menduar të dielën në datë 6 tetor. Do të bëhet bllokimi akseve në të gjithë Shqipërinë. U vendos që data e nisjes së aksionit opozitar të jetë 7 Tetori. Protesta do të zhvillohet në Tiranë, të hënën ora 18.00. Do nisim nga Kryeministria që është simbolika e protestës, pastaj do të lëvizim në të gjithë Tiranën. Detajet do t’i keni në momentin e duhur. Protesta jo siç i kemi bërë deri tani dhe fjalime nuk do të ketë.

Flamur Noka (Sekretar i Përgjithshëm i PD): Ideja e parë ka qenë bllokim aksesh ndaj ishte data 6 si fillim. Të gjithë kryetarët e degëve të angazhohen për pjesëmarrje. Takohuni me anëtarët dhe harroni komunikimet me grupet në telefon. Ne jemi në luftë.

Nuk kemi luksin të njoftohemi dhe të angazhohemi përmes kësaj mënyre. Nuk është serioze. Të respektojmë këdo që do të ftojmë në protestë. T’i takojmë. Degët e Tiranës duhet të jenë në terren çdo ditë. Anëtarët e Këshillit Kombëtar, deputetët në zona. Jemi në lufte , t’i përgjigjemi me disiplinë të hekurt. Nuk ka kthim pas. Të mos e mendojë kush. O fitore, o vetëm fitore.

Related Posts

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti
Lajme

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro
Lajme

Rama – ndërtuesve: Më keni këmba-këmbës, rrisni cilësinë, paguani punonjësit 1500-2000 euro

23/12/2025
Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës
Kryesore

Morën para për të shpëtuar nga burgu një person, SPAK iu komunikon akuzat 2 ish-prokurorëve të Sarandës

23/12/2025
Mirlinda Karçanaj në “arrest shtëpie”, ja kush e merr drejtimin e AKSHI-t
Lajme

Mirlinda Karçanaj në “arrest shtëpie”, ja kush e merr drejtimin e AKSHI-t

23/12/2025
FSHF do të ndërtojë një hotel për ekipet kombëtare
Lajme

FSHF do të ndërtojë një hotel për ekipet kombëtare

23/12/2025
I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë
Kryesore

I riu nga Gjirokastra kapet me kanabis në makinë

23/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Sipas Stresit, këta janë dy finalistët e “BBVK”

Sipas Stresit, këta janë dy finalistët e “BBVK”

23/12/2025
I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

I pandalshëm fluksi i emigrantëve në Kretë, mbi 19 mijë mbërritje brenda një viti

23/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al