Rruga Gjirokastër-Tepelenë nuk ka vështirësi kalimi vetëm pranë liqenit të Viroit, por edhe në vendin e quajtur ‘Shkalla e Zezë’. Mësohet se rruga u bllokua për rreth dy orë pas rrëshqitjes së dherave nga shpati i malit. Ekipet e emergjencave civile ishin në terren për të pastruar inertet dhe normalizuar gjendjen. Sidoqoftë situata mbetet ende kritike. Reshjet e shiut vazhdojnë të bien me intensitet të lartë. Në Gjirokastër rreziku më i madh është në lagjen ‘Kodra e Shtufit’, ku janë evakuuar rreth 25 familje.
©ArgjiroLajm.net