Rrëshqitjet e skarpatit të malit në rrugën Levan-Tepelenë, pranë Poçemit, kanë krijuar një kaos të vërtetë me trafikun. Një tjetër rrëshqitje në atë zonë e ka bërë të pamundur kalimin e automjeteve. Dherat kanë mbuluar gjithë sipërfaqen e rrugës, prandaj shoferët detyrohen të devijojnë nga rruga e vjetër, e cila është në një gjendje skandaloze. Më keq akoma, deri më tani s’ka asnjë ndërhyrje nga Autoriteti Rrugor Shqiptar dhe kompanitë e kontraktuara prej tij për të mirëmbajtur rrugën. Mësohet se kontrata për mirëmbajtjen e këtij segmenti është fituar nga firma ‘Salillari’. ArgjiroLajm.net sjell foto nga rrugët e tjetra dytësore në të cilat detyrohen makinat të kalojnë. Edhe pse mirëmbajtja e rrugës i është dhënë një firme private, ARRSH ka detyrimin të ndërhyjë për zbatimin e kontratës dhe normalizimin e trafikut.
©ArgjiroLajm.net