POLICIA E SHTETIT
Komisariati i Policisë Gjirokastër referoi materialet në Prokurori, për vlerësim, pasi ditën e djeshme, në lagjen “18 shtatori”, ndërkohë që shtetasi V. M. ka qenë duke punuar për hidroizolimin e tarracës së një apartamenti, ka shpërthyer bombla rezervë e gazit dhe ka rënë në rrugë. Nga shpërthimi nuk janë shkaktuar dëme materiale. Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.