• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Borshi me mbi 7 km vijë bregdetare, vendi i pushimeve të qeta (VIDEO)

19/07/2025
Borshi me mbi 7 km vijë bregdetare, vendi i pushimeve të qeta (VIDEO)

Vija më e gjatë bregdetare në detin Jon me më shumë se 7 km ndodhet në Borsh. Fshati turistik në jug të vendit prej vitesh ka ndërtuar identitetin e tij turistik, atë të pushimeve familjare.Përgjithësisht i dominuar nga shtëpitë e pushimit, si struktura akomoduese gjatë dekadës së fundit i janë shtuar edhe hotelet.

Pushuesit shqiptarë kryesisht kryeqytetas janë të parët që i dhanë hov turizmit në Borsh e deri sot mbeten më fanatikët e bregdetit të qetë.

I bekuar me natyrën, det e mal së bashku, subjektet turistike në Borsh kanë ditur të ruajnë balancën, çmimet e arsyeshme, ushqimet tradicionale, ambientet e përshtatshme për femijë e siguri ujore larg skafeve dhe jet skive në breg.

Ata që vijnë çdo vit në Borsh nuk mjaftohen vetëm me detin, por kanë gjetur edhe pika të tjera turistike per të eksploruar.

Përshtypjet e mira për Borshin shkojnë nga një familje në tjetrën. Ky pushues ka udhëtuar nga Kosova së bashku me bashkëshorten, pasi miqtë i sugjeruan fshatin turistik.

Modernizimi i strukturave turistike në vitet e fundit ka bërë që Borshi të mirëpresë edhe pushues të huaj, familjarë apo të rinj. Në Borsh këtë verë takon turistë nga e gjithë Europa.

Ky sezon ka nisur me kembë të mbarë për fshatin bregdetar. Muaji qershor është dominuar nga shqiptarët , ndërsa të huajit dominojnë në korrik dhe gusht ku rezervimet shkojnë në 70% të kapaciteteve të akomodimit.

Për pushime me familjen apo me miqtë në Borsh mund të bësh pushime me çfarëdo buxheti. Kombinimi i bizneseve të vogla familjare me struktura të mirëfillta turistike, e ka kthyer fshatin turistik në një alternativë ku çdo pushues mund të organizojë pushimet e tij verore./ ABC News

Related Posts

Arrestohet shoferi i kamionit, shihni si u zbulua 350 kg kanabis në Kakavijë (VIDEO)
Kryesore

Arrestohet shoferi i kamionit, shihni si u zbulua 350 kg kanabis në Kakavijë (VIDEO)

01/03/2026
Protesta e PD, reagon Rama: Shqipëria me botën e lirë, opozita me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës
Kryesore

Protesta e PD, reagon Rama: Shqipëria me botën e lirë, opozita me plehrat kundër qytetarëve të Tiranës

01/03/2026
Berisha: Sulmuam vilën e ish diktatorit se menduam se atje jeton Rama. Por na mashtruan agjentët e infiltuar
Kryesore

Berisha: Sulmuam vilën e ish diktatorit se menduam se atje jeton Rama. Por na mashtruan agjentët e infiltuar

01/03/2026
Momenti kur militantët e PD-së “i vënë flakën” ish vilës së Enver Hoxhës në Bllok (VIDEO)
Kryesore

Momenti kur militantët e PD-së “i vënë flakën” ish vilës së Enver Hoxhës në Bllok (VIDEO)

01/03/2026
Molotov dhe marshim pa fjalime: Protesta e PD përfundon me përplasje me policinë dhe pikëpyetje për qëllimin
Kryesore

Molotov dhe marshim pa fjalime: Protesta e PD përfundon me përplasje me policinë dhe pikëpyetje për qëllimin

01/03/2026
Artjol Saliasi, zëvendësdrejtor i Përgjithshëm i Policisë, merr kompetencat drejtuese të AMP
Kryesore

Procedohet penalisht 32-vjeçari, dyshohet se fyeu një 69-vjeçar me telefon

27/02/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Inter mund Genoan, Dimarco dhe Calha nderojnë zikaltërit

Inter mund Genoan, Dimarco dhe Calha nderojnë zikaltërit

01/03/2026
Arrestohet shoferi i kamionit, shihni si u zbulua 350 kg kanabis në Kakavijë (VIDEO)

Arrestohet shoferi i kamionit, shihni si u zbulua 350 kg kanabis në Kakavijë (VIDEO)

01/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al