• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Molotov dhe marshim pa fjalime: Protesta e PD përfundon me përplasje me policinë dhe pikëpyetje për qëllimin

01/03/2026
Molotov dhe marshim pa fjalime: Protesta e PD përfundon me përplasje me policinë dhe pikëpyetje për qëllimin

Partia Demokratike zhvilloi sot protestën e radhës kombëtare në Tiranë. Ndryshe nga herët e tjera, këtë herë nuk pati fjalime, por vetëm marshim në rrugët e kryeqytetit, i shoqëruar me përplasje me policinë dhe hedhje bombash molotov.

Protesta nisi pa një plan të shpallur publikisht. Mbështetës dhe militantë të PD ndoqën nga pas kryetarin e partisë, Sali Berisha, dhe deputetët, në një itinerar që zgjati rreth 6 kilometra nëpër rrugët e Tiranës. Pika kulmore e marshimit ishte ndalesa pranë ish-vilës së diktatorit, ku protestuesit hodhën bomba molotov, ndërsa policia u përgjigj me makinën e ujit.

Gjatë lëvizjes në qytet, pati ndalesa edhe pranë Drejtorisë së Policisë së Tiranës, selisë së PS dhe zyrave të Kuvendit. Sipas zhvillimeve në terren, numri i protestuesve erdhi duke u pakësuar, ndërsa përplasjet me forcat e rendit u ashpërsuan.

Në përfundim të marshimit, protesta u shpërnda. Kryetari i PD, Sali Berisha, u largua me automjetin e tij.

Pa fjalime, pa një mesazh të artikuluar politik dhe pa një objektiv të qartë të shpallur publikisht, protesta la pas pikëpyetje mbi qëllimin e saj: ishte një thirrje për rrëzimin e qeverisë, apo një akt simbolik ndaj një simboli të së shkuarës, kur familja e diktatorit është larguar nga ajo banesë prej më shumë se 30 vitesh./VNA

Related Posts

Rama: Komisioni Evropian është njohur në detaje me procesin për Sazanin dhe Zvërnecin
Kryesore

Rama: Komisioni Evropian është njohur në detaje me procesin për Sazanin dhe Zvërnecin

16/06/2026
Ndahet nga jeta pediatri i njohur, Edi Tushe
Kryesore

Ndahet nga jeta pediatri i njohur, Edi Tushe

16/06/2026
Rama në Athinë: Greqia, sot edhe e juaja aq sa e grekëve! Jo të gjitha dallimet janë sheshuar! Fantazmat e paragjykimeve shfaqen përmes ndonjë gojë apo dore të të shkuarës
Kryesore

Edi Rama: S’ka bir nëne a bir k…, që të gjejë në xhepin tim një qindarkë që s’është fituar me punë të ndershme

16/06/2026
11 shqiptarë të arrestuar në Greqi, grabisnin makina dhe u falsifikonin të dhënat
Kryesore

11 shqiptarë të arrestuar në Greqi, grabisnin makina dhe u falsifikonin të dhënat

15/06/2026
Deputeti i PS: SPAK është pasuri kombëtare!
Kryesore

Deputeti i PS: Kush i orientoi protestuesit në Rinas, ka bërë një akt antikombëtar

15/06/2026
Reagon kompania që do ndërtojë resortin në Sazan: Po projektojmë një destinacion të klasit botëror, por vendimi u takon shqiptarëve
Kryesore

Reagon kompania që do ndërtojë resortin në Sazan: Po projektojmë një destinacion të klasit botëror, por vendimi u takon shqiptarëve

15/06/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Rama: Komisioni Evropian është njohur në detaje me procesin për Sazanin dhe Zvërnecin

Rama: Komisioni Evropian është njohur në detaje me procesin për Sazanin dhe Zvërnecin

16/06/2026
Neymar baba për herë të pestë, Bruna Biancardi po pret një tjetër vajzë

Neymar baba për herë të pestë, Bruna Biancardi po pret një tjetër vajzë

16/06/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al