• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Botërori 2027 për vajza/ Dy përballjet e radhës kundër Uellsit, trajneri Grima zbardh listën e 23 futbollisteve të grumbulluara

06/04/2026
Botërori 2027 për vajza/ Dy përballjet e radhës kundër Uellsit, trajneri Grima zbardh listën e 23 futbollisteve të grumbulluara

Kombëtarja shqiptare e vajzave rikthehet në fushë për dy përballje të rëndësishme ndaj Uellsit, të vlefshme për kualifikueset e Kupës së Botës 2027. Skuadra e drejtuar nga trajneri Armir Grima do të përballet me përfaqësuesen uellsiane më 14 dhe 18 prill.

Në kuadër të këtyre dy ndeshjeve të rëndësishme, stafi teknik ka përzgjedhur një grup prej 23 futbollistesh. Në këtë grumbullim rikthehen Leonora Dedgjonaj, Suzane Vuksani, Melissa Tom dhe Mimoza Hamidi, ndërsa një mungesë e rëndësishme për skuadrën kuqezi është mesfushorja Qëndresa Krasniqi, e cila do të qëndrojë jashtë për shkak dëmtimi.

Skuadra do të nisë grumbullimin më 7 prill në Tiranë, ndërsa më 11 prill do të udhëtojë drejt Uellsit. Ndeshja e parë do të zhvillohet më 14 prill në stadiumin “Stok Cae Ras” në Wrexham, në orën 20:15 (CET).

Takimi i dytë ndaj Uellsit do të luhet më 18 prill në “Elbasan Arena”, në orën 18:00, ku vajzat kuqezi do të kërkojnë mbështetjen e tifozëve për të marrë një rezultat pozitiv në shtëpi.

Më poshtë lista e plotë e lojtareve të grumbulluara nga trajneri Armir Grima:

Portiere: Antigoni Hyska, Rajmonda Spahiu, Klesjana Spaho

Mbrojtëse: Rexhina Maxhalaku, Arbenita Curraj, Alma Hilaj, Armera Tukaj, Arbiona Bajraktari, Klea Hamonikaj, Aglia Iliadhi, Suzane Vuksani, Leonora Dedgjonaj, Mélissa Tom

Mesfushore: Ezmiralda Franja, Megi Doçi, Ilarja Zarka, Marinela Mema, Mikaela Metalla, Mesuare Begallo, Mimoza Hamidi, Xhesika Ndoj

Sulmuese: Fortesa Berisha, Valentina Troka


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Lojtari i Barcelonës nuk “përtyp” eleminimin: Na e vodhën ndeshjen, vendime të pabesueshme
Sport

Lojtari i Barcelonës nuk “përtyp” eleminimin: Na e vodhën ndeshjen, vendime të pabesueshme

15/04/2026
Abissnet Superiore/ Fundi i kampionatit të rregullt dhe “Final Four”, Drejtori i Garave Sulejmani: Kampionati mbetet i hapur, ja si ndahen shpërblimet financiare
Sport

Abissnet Superiore/ Fundi i kampionatit të rregullt dhe “Final Four”, Drejtori i Garave Sulejmani: Kampionati mbetet i hapur, ja si ndahen shpërblimet financiare

15/04/2026
Në fazë të parë refuzoi marrëveshjen, Dinamo e pret Vorën në Tiranë
Sport

Klubi i Superiores në garë me kohën, 6 lojtarëve të rëndësishëm u mbaron kontrata

15/04/2026
Çalha refuzon Gallatën, agjenti i mesfushorit siguron: Nuk ka kontakte me ekipin turk
Sport

Çalha refuzon Gallatën, agjenti i mesfushorit siguron: Nuk ka kontakte me ekipin turk

15/04/2026
Shenja pendese në Stamboll, Trabzonspor s’paguan klauzolën, Besiktas kërkon të risjellë Ernest Muçin
Sport

Shenja pendese në Stamboll, Trabzonspor s’paguan klauzolën, Besiktas kërkon të risjellë Ernest Muçin

15/04/2026
NBA/ Nis “Play-In”, Miami eleminohet ndaj Charlotte, Phoenix humbet ndaj Portland
Sport

NBA/ Nis “Play-In”, Miami eleminohet ndaj Charlotte, Phoenix humbet ndaj Portland

15/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

“Ke hyrë si tollumbac…”/ Shpërthen Arbër Hajdari ndaj Rogertit: Ke probleme në të menduar

Nuk do të jetë më opinionist i “BBV”?/ Reagon Arbër Hajdari

15/04/2026
Lojtari i Barcelonës nuk “përtyp” eleminimin: Na e vodhën ndeshjen, vendime të pabesueshme

Lojtari i Barcelonës nuk “përtyp” eleminimin: Na e vodhën ndeshjen, vendime të pabesueshme

15/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al