Kombëtarja e vajzave mbylli pasditen e sotme përgatitjet në Shkodër në kuadër të ndeshjes së parë të kualifikueseve të Kupës së Botës 2027 ndaj Malit të Zi, sfidë që do të zhvillohet më 3 mars në Nikshiq.
Skuadra zhvilloi seancën e fundit stërvitore në stadiumin “Loro Boriçi”, nën drejtimin e trajnerit Armir Grima dhe stafit teknik kuqezi. Seanca nisi me ushtrime nxehjeje, për të vijuar më pas me përgatitjen taktike në fushë, ku stafi pati mundësinë të testojë dhe të përmirësojë detaje të lojës në prag të ndeshjes. E gjithë skuadra gëzon formë të mirë fizike e shëndetësore.
Kombëtarja do të udhëtojë nesër drejt Podgoricës, ndërsa do të zhvillojë edhe seancën zyrtare stërvitore në stadiumin e Nikshiqit.
Ndeshja Mali i Zi – Shqipëri do të luhet më 3 mars, në ora 14:00, dhe do të transmetohet drejtpërdrejt në FSHF TV. Kuqezat synojnë ta nisin me rezultat pozitiv këtë fushatë kualifikuesesh ndaj përfaqësueses malazeze.
© BalkanWeb
Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb








