• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Nuk ka dritë në fund të “Korridorit VIII”

02/03/2026
Nuk ka dritë në fund të “Korridorit VIII”

Pak ditë më parë, Tirana priti me solemnitet një tjetër samit ministerial për Korridorin VIII. Në sallat e konferencave, gjithçka funksiononte në mënyrë të përsosur: hartat ishin të qarta, shigjetat blu lidhnin Adriatikun me Detin e Zi dhe Shqipëria shfaqej si një nyje strategjike që do të ndryshojë fatin e rajonit. Në PowerPoint, vizioni mbi Korridorin VIII është i qartë.

Në realitet, ai vazhdon të jetë në fazën më të avancuar të zhvillimit të infrastrukturës shqiptare, atë të premtimit.

U fol për “boshtin lindje–perëndim”, për “çelësin e integrimit europian” dhe për rolin që Shqipëria mund të luajë si pikë kyçe tranziti. Problemi i vetëm është se, jashtë sallave, korridori çalon.

Në hartat e samitit, Shqipëria është një nyjë tranziti; në terren, është një devijim i gjatë, një sinjal “rruga e bllokuar” dhe një kolonë makinash që pret dhe kamionë që duhet të kalojnë e rikalojnë kufirin, duke rritur kostot e produkteve që ata tregtojnë.

Si për ironi, një javë më pas, një nga nyjat kryesore të këtij boshti, që lidh qendrën e vendit me Juglindjen, sot është e pakalueshme në një segment pranë Librazhdit.

Edhe projektet që duhet ta ringjallin Korridorin VIII nuk vijnë pa pikëpyetje. Devijime të kushtueshme, ndryshime traseje, kosto që rriten dhe afate që shtyhen dhe kjo është një recetë e njohur për çdo projekt të madh infrastrukturor shqiptar.

Në teori, korridori do të jetë një arterie moderne europiane; në praktikë, ai rrezikon të bëhet një tjetër histori me variante, shtesa dhe rishikime të pafundme.

Ndërkohë, nyja tjetër strategjike, ajo e Portit në Durrës, është ndoshta kapitulli më surreal i kësaj historie. Porti i Durrësit po shndërrohet gradualisht në port turistik, ndërsa porti i ri në Porto Romano, që duhet të marrë rolin e portit tregtar, vijon të zvarritet prej më shumë se një viti mes procedurash dhe pritjesh.

Në këtë kuptim, Korridori VIII duket se ekziston, si në vitet ‘90 të shekullit të kaluar, më shumë si koncept gjeopolitik sesa si infrastrukturë. Është një projekt që jeton në të ardhmen e afërt, një e ardhme që, si gjithmonë, është vetëm disa vite larg.

Ndoshta ky është paradoksi ynë më i madh: ndërtojmë narrativa më shpejt sesa ndërtojmë rrugë. Në tryezat ndërkombëtare, Shqipëria është nyje strategjike tranziti; në realitet, është një vend ku një rrëshqitje dherash mund të ndërpresë një aks kombëtar për muaj të tërë.

Madje, edhe aty ku rrugët ekzistojnë, ato shpesh rezistojnë vetëm deri në reshjet e radhës. Në një vend ku një stuhi mund të kthejë asfaltin në kantier brenda natës, ambicia për korridore ndërkombëtare, sado largpamëse, tingëllon edhe më ironike.

Dhe ndërsa vazhdojmë të flasim për korridore gjeopolitike që do të lidhin detet dhe kontinentet, mbetet ndjesia se për momentin kemi vetëm korridore konferencash, të ndriçuara mirë, me mikrofona funksionalë dhe me shumë dritë në fund të tyre.

Sepse në Korridorin VIII, të paktën për tani, me përjashtim të gazsjellësit TAP, drita është ende projekt dhe nuk dihet se kur do ta shohim atë në fund të “tunelit”.

Dhe ndoshta nuk është rastësi që, siç i atribuohet Edith Durhamit, “Shqiptarët kanë kaq shumë fjalë të urta për rrugët, sepse gjithmonë u është dashur të udhëtojnë”. Në rastin tonë, duket se udhëtimi vazhdon: ai i shpejti në letër, kurse ai reali, i gjati, mes shpateve dhe në segmente të rrugës Egnatia. (Monitor)

Related Posts

E rëndë në Itali/ 44-vjeçari shqiptar tenton të vrasë me thikë gruan para shkollës së fëmijëve
Kryesore

E rëndë në Itali/ 44-vjeçari shqiptar tenton të vrasë me thikë gruan para shkollës së fëmijëve

06/03/2026
Erdhi pranvera, temperaturat nga sot pësojnë rritje të madhe
Kryesore

Bëhuni gati për plazh, kërcejnë temperaturat në fundjavë

06/03/2026
Delvinë/ Gjimnazistët protestojnë para komisariatit: Shoku u plagos pranë shkollës, ndihemi të pasigurt
Kryesore

Delvinë/ Gjimnazistët protestojnë para komisariatit: Shoku u plagos pranë shkollës, ndihemi të pasigurt

06/03/2026
Belinda Balluku: Nuk kam pasur dhe as nuk kam lidhje me korrupsionin. Po më bëhet gjyqi publik
Kryesore

Belinda Balluku: Nuk kam pasur dhe as nuk kam lidhje me korrupsionin. Po më bëhet gjyqi publik

06/03/2026
Pengoi qarkullimin në Kalivaç, procedohet penalisht një shtetas
Kryesore

Pengoi qarkullimin në Kalivaç, procedohet penalisht një shtetas

05/03/2026
Me doza kanabisi gati për shitje, 4 persona të ndaluar në Gjirokastër
Kryesore

Kapet në Gjirokastër i dënuari për drogë dhe dhunë në familje

05/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Motra e Gimbos reagon për dasmën e vëllait në BBV. Çfarë tha ajo?

Motra e Gimbos reagon për dasmën e vëllait në BBV. Çfarë tha ajo?

07/03/2026
Debat pas BBVK: Benita-Londrimit: “Ti më ke bullizuar ‘Bugattin’”

Debat pas BBVK: Benita-Londrimit: “Ti më ke bullizuar ‘Bugattin’”

06/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al