Në “Kaliningrad Stadium” po zhvillohet ndeshja e fundit e Grupit G mes Anglisë dhe Belgjikës. Dy ekipet e kanë siguruar kualifikimin dhe kjo përballje do të vendosë vendin e parë në grup. Pjesa e parë mbyllet pa gola dhe me këtë rezultat vendi i parë mund të përcaktohet nga numri i kartonëve të marrë. Por është Adnan Januzaj në pjesën e dytë që shënon një supergol, duke kaluar Belgjikën në avantazh.