• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Britania bëhet gati për një Brexit pa marrëveshje me BE-në

11/12/2020
Britania bëhet gati për një Brexit pa marrëveshje me BE-në

Ndërsa kanë mbetur vetëm tre javë nga një Brexit kaotik dhe i kushtueshëm pa marrëveshje, udhëheqësit e Bashkimit Evropian dhe Britanisë parashikuan të enjten shtimin e gjasave për dështim të bisedimeve tregëtare, dhe Kryeministri Britanik Boris Johnson madje foli për një “mundësi të madhe” të tillë.
Të dyja palët u thanë qytetarëve të tyre që të përgaten për një tronditje për Vit të Ri, pasi tregtia midis Britanisë së Madhe dhe territorit evropian mund të përballet me kaosin më të madh prej pothuajse një gjysmë shekulli.
Komentet pesimiste të zotit Johnson erdhën ndërsa negociatorët u përpoqën të arrinin një përparim të orëse së fundit në bisedimet teknike, ku udhëheqësit e tyre dështuan tre herë në diskutime politike gjatë javës së kaluar.
Duke u përballur me një afat të dielën të vendosur pas bisedimeve pa rezultat midis Presidentes së Komisionit të BE-së Ursula von der Leyen dhe zotit Johnson të mërkurën në mbrëmje, të dyja palët e kuptuan që shkëputja që po zgjat katër vjet mund të përfundonte keq.
“Mendoj se duhet të jemi shumë, shumë të qartë: Tani ekziston një mundësi e fortë – një mundësi e fortë – që të kemi një zgjidhje që do të duket si një marrëdhënie e Australisë me BE-në,” tha zoti Johnson, duke përdorur shprehjen e tij për një dalje pa marrëveshje.
Australia nuk ka një marrëveshje të tregtisë së lirë me BE-në.
“Nuk do të thotë se është diçka e keqe,” shtoi Johnson.
Nga ana e BE-së, reagimet ishin po aq pesimiste.
“Unë jam pak më pesimist sot, nga ajo që po dëgjoj,” tha Kryeministri suedez Stefan Lofven në një takim të nivelit të lartë të BE-së ku zonja von der Leyen informoi 27 udhëheqësit për darkën e saj të pasuksesshme me zotin Johnson.
“Ajo nuk dukej se kishte besim se mund të zgjidheshin të gjitha vështirësitë,” tha David Sassoli, presidenti i parlamentit të BE-së që do të duhet të miratojë çdo marrëveshje të ndërmjetësuar.
Një largim pa marrëveshje do të kërcënonte qindra mijëra vende pune dhe do të kushtonte dhjetëra miliarda dollarë në tregti.
Për t’u përgatitur për një dalje të tillë më 1 Janar, BE-ja propozoi të enjten katër masa për t’u siguruar që të paktën trafiku ajror dhe rrugor të vazhdojë sa më normalisht për gjashtë muajt e ardhshëm.
Po ashtu organizata propozoi që peshkatarët të kishin akoma qasje në ujërat e njëri-tjetrit deri në një vit, për të kufizuar dëmin tregtar të një largimi pa marrëveshje. Zbatimi i tyre varet nga fakti nëse Britania e ofron iniciativa të ngjashme. Masat tregojnë se BE mendon se skenari më realist është shkëputja pa zgjidhje.
Zoti Johnson paralajmëroi se “tani është koha që publiku dhe bizneset të bëhen gati për 1 janar, sepse, do të ketë ndryshime sido që të zhvillohen ngjarjet.”
Për muaj me radhë, bisedimet tregtare kanë ngecur tek këmbëngulja e Britanisë se si një vend sovran nuk duhet të jetë i lidhur pafundësisht me rregullat dhe rregulloret e BE-së – megjithëse do që të vazhdojë të eksportojë lirisht në bllok. BE-ja është po aq e vendosur që të ruajë tregun e saj të njësuar dhe që të kërkojë garanci kundër një fqinji me pak rregulla, që do të ishte në gjendje të dëmtonte bizneset e saj.
Pasi zoti Johnson u kthye në mesnatë në Londër, reagimet ishin po aq të zymta edhe atje.
Sekretari i Jashtëm britanik Dominic Raab tha se afati i së dielës ishte një “moment i fundit” – megjithëse ai shtoi “nuk mund të thuash kurrë me siguri”.
Në katër vjet bisedime mbi kushtet e largimit të Mbretërisë së Bashkuar dhe një marrëdhënie të ardhshme tregtare, afate të tilla të vetë-imponuara janë shkelur vazhdimisht që kur Britania votoi për t’u larguar nga BE.
1 janari është ndryshe sepse Britania e Madhe e ka bërë tranzicionin 11-mujor që nga dalja zyrtare më 31 janar, ligjërisht të detyrueshëm.
“Ekzistojnë hendeqe të mëdha ideologjike, thelbësore dhe politike që duhet të kapërcehen,” tha Mujtaba Rahman, drejtori menaxhues i Evropës për Grupin Eurasia. “Ata janë kaq larg njëri-tjetrit dhe koha është kaq e kufizuar tani.”
Një shkëputje pa marrëveshje do të sillte tarifa dhe pengesa të tjera që do të dëmtonin të dyja palët, megjithëse shumica e ekonomistëve mendojnë se ekonomia britanike do të goditej më shumë sepse Britania e Madhe bën gati gjysmën e tregtisë së saj me bllokun.
Muajt e bisedimeve tregtare nuk kanë arritur të kapërcejnë mosmarrëveshjet për tre çështje – të drejtat e peshkimit, rregullat e konkurrencës së ndershme dhe autoritetin për zgjidhjen e mosmarrëveshjeve të ardhshme.
Ndërsa të dyja palët duan një marrëveshje, ato kanë pikëpamje krejtësisht të ndryshme se çfarë duhet të jetë kjo marrëveshje. BE-ja druhet se Britania do të ulë standardet sociale dhe mjedisore dhe do të hedhë fonde shtetërore në industritë e Mbretërisë së Bashkuar, duke u bërë një rival ekonomik me rregullim të dobët ngjitur me bllokun – prandaj dhe ka kërkuar garanci të forta “të barabarta” në këmbim të hyrjes në tregjet e saj./VOA

Related Posts

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit
Pikante

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke
Kryesore

Arsimi dhe kostoja e jetesës, mijëra studentë grekë mbushin rrugët e qyteteve greke

22/10/2026
Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit
Kryesore

Dhuna si axhendë autoritare në Europë, analiza e “The Guardian”: Po e shfrytëzojnë ekstremistët kundër emigracionit

22/10/2026
Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë
Kryesore

Katër të plagosur nga një shpërthim në Athinë

22/10/2026
Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët
Kryesore

Greqia bën gati ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale te fëmijët

12/10/2026
Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë
Kryesore

Akuzat për sjellje jodiplomatike, pritet shkarkimi i ambasadores amerikane në Athinë

11/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Nainggolan në telashe, kërkohet burgosja e tij për 2 vite

Nainggolan në telashe, kërkohet burgosja e tij për 2 vite

31/10/2026
Paraqitje dinjitoze e Abakarov në Botërorin e Mundjes, bie në finalen e vogël

Paraqitje dinjitoze e Abakarov në Botërorin e Mundjes, bie në finalen e vogël

31/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al