• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bujar Nishani i shqetësuar për të ardhmen e PD-së: Çështja nuk është ‘Basha ik’, Shqipëria rrezikon të humbasë alternativën qeverisëse

15/05/2021
Bujar Nishani i shqetësuar për të ardhmen e PD-së: Çështja nuk është ‘Basha ik’, Shqipëria rrezikon të humbasë alternativën qeverisëse

Ish Presidenti Bujar Nishani, i cili ka bërë thirrje për shkarkimin e Lulzim Bashës ka folur për zgjedhjet e 25 prillit duke treguar edhe nëse do të kandidojë për kryetar të PD.
“Jo dhe bini rehat”, tha Kryetari i Këshillit Kombëtar të PD nga qyteti i Korçës. Nishani theksoi se shqetësimi më i madh nuk është për të larguar Bashën, por për të nxjerrë Partinë Demokratike në krye të Shqipërisë.
Nishani: Thirrja kryesore është për PD, ajo është më e madhe sesa e një kryetari dhe karrigeje. Ne na bashkon shqetësimi që kjo shtëpi nuk është më shtëpi e madhe. Çështja nuk është tek “Basha ik”, por për të marrë përgjegjësitë politike që janë më të mëdha sesa interesi i kryetarit. Ne gjykojmë proces më të gjerë se sa ndryshimi i një kryetari.
Unë besoj tek forca politike e anëtarësisë dhe personaliteteve që PD ka dhe ne do ta nxjerrim në krye PD, Shqipëria do të fitojë kur të rrëzojmë këtë model qeverisje, i kemi të gjitha forcat e resurset për ta bërë.
Ndër të tjera shtoi se PD ka nevojë për reformim të thellë dhe drastik në të gjitha konceptet dhe qeverinë aktuale e cilëson si problemin kryesor të Shqipërisë. Nishani flet me bindje se mijëra qytetarë shqiptarë janë dëshpëruar për fitoren e PS në zgjedhjet e 25 prillit.
Nishani: Për çdo qytetar ardhja në Korçë është simbolike dhe kjo adresohet në fundjavë, por jam i bindur që vizioni shkon përtej fundjavës. Jam i bindur që duhet të diskutojmë për një situatë krize që ka mbërthyer gjithë vendin. Për fat të keq, ky vend prej vitesh ka marrë një rrugë degradimi në të gjitha aspektet dhe nga dita në ditë po zhytet. Kemi qenë të gjithë dëshmitarë të një procesi degradues. Por ka njerëz që dalin e shfaqen në vijën e parë. Ishte momenti kur shoqëria synonte një ndryshim dhe besonim se mekanizmi kryesor ishte PD pasi ndryshimi vjen nga sistemi.
Pas 25 prillit jam i bindur që të gjithë në mijëra qytetarë shqiptarë kanë një dëshpërim që s’mundëm ta realizonim atë që e donim dhe e prisnim. 25 prilli në fakt la po të njëjtën qeverisje dhe PD në opozitë dhe rrezikon që të thellohet nga një anë problemi i rendimit të Shqipërisë dhe degradimi i të vetmit mekanizëm që mund të bëjë diferencë, PD nga ana tjetër.
Shqetësimi që ndajmë sot është ky, a do lejojmë në defaktorizimin e asaj që ne besojmë, të vlerave që i përkthejmë në parime dhe shumë më tepër. Nuk ka asnjë dyshim që janë prishur standardet e një sistemi politik normal në Shqipëri dhe kjo ka vite që ndodh. ka vite që po minohet e tjetërsohet. Përgjegjësia është ajo që e dallon modelin që beson tek parimi dhe ajo që e tjetërson parimin.
Të gjithë e vuajnë daljen e antivlerave mbi vlerat. Se cili është Edi Rama, enturazhi i tij gjithë këto qytetarë e dinë. Qeveria aktuale nuk e ndryshon modelin që ka instaluar sepse mbi bazën e tij e ka nderuar misionin e vet.
Ne nuk e kurojmë dot atë lloj modeli se ashtu është ekzistenca e tij dhe ato do vazhdojnë të forcohen mbi këtë model. Ana tjetër e medaljes është PD. Pyetja është a i fituam apo jo zgjedhjet. Në fakt nuk i fituam. Analiza për këtë është e thellë dhe duhet bërë rajonale por duhet parë përgjegjësia politike. Ne duhet të gjejmë mekanizmin që na con tek fitorja. Sot është koha për njerëz që kanë forcën, kapacitetin, besimin për ta rikthyer PD në një parti të madhe fituese.
A mundet që kjo PD që nga ’90 ju e keni ngritur të rrijë në këmbë? Mendoj se po dhe PD ka nevojë për reformim të thellë dhe drastik në të gjitha konceptet.
Problemi kryesor i këtij vendi është qeveria aktuale që rrezikon të vazhdojë si partia e qemotit edhe 18 e 25 vjet nëse nuk reagojnë. Shqipëria rrezikon të humbasë alternativën qeverisëse.

Related Posts

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari
Kryesore

Zbulohet baza që furnizonte protestuesit e maskuar me fishekzjarre, arrestohet 51-vjeçari

28/10/2026
Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)
Kryesore

Danimarka publikon listën e shteteve, mes tyre edhe Shqipëria! (Ja si të aplikoni për leje pune)

28/10/2026
Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën
Kryesore

Qeveria çon në Kuvend ligj të ri: Guvernatori i Bankës s’mund të arrestohet për vepra që lidhen me detyrën

28/10/2026
Berisha: Kemi qenë në protestën e studentëve që nga minuta e parë dhe do jemi aty deri në fund
Kryesore

Berisha: Kemi qenë në protestën e studentëve që nga minuta e parë dhe do jemi aty deri në fund

28/10/2026
115 mijë votues në qarkun Gjirokastër, PS kërkon 3 mandate, PD punon për Tritan Shehun
Kryesore

Datat e mundshme për zgjedhjet lokale 2027

28/10/2026
Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së
Kryesore

Shumë të varfër, pak të pasur: Pabarazia në Shqipëri më e lartë se mesatarja e BE-së

27/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Mitaj mund Zhegrovën, Juve turpërohet nga Genoa

Mitaj mund Zhegrovën, Juve turpërohet nga Genoa

29/10/2026
Bayern argëtohet në Kupë, gola pa limit ndaj Magdeburg

Bayern argëtohet në Kupë, gola pa limit ndaj Magdeburg

29/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al