• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bularati dhe Ilia Kareli (Kudret Kume) në Greqi, dy raste që tregojnë diferencën mes dy vendeve

30/10/2018
Bularati dhe Ilia Kareli (Kudret Kume) në Greqi, dy raste që tregojnë diferencën mes dy vendeve

Vrasja e Kostandino Kaçifas ka rikthyer edhe njëherë tensionet mes Shqipërisë dhe Greqisë dhe emocionet nacionaliste të qytetarëve të dy vendeve. Por, ajo që ndodhi në Bularat, është pa asnjë dyshim shumë larg asaj që ndodh me shqiptarët në Greqi. Mjafton të sjellim këtu vetëm rastin e Ilia Karelit, që u torturua në mënyrë çnjerëzore në burgjet greke.

Rasti i Ilia Karelit (Kudret Kumes)

Shtetasi shqiptar Ilia Kareli në mars të vitit 2014 kryente dënimin në burgun grek të Malandrinos për veprën penale të: tentativë vrasje, grabitje, trafik droge dhe hyrje e paligjshme në vend.

Sipas informacioneve zyrtare të autoriteteve greke gjatë kohës së vuajtjes së dënimit, ai është konfliktuar me një gardian të burgut, të cilin e ka qëlluar me një thikë të improvizuar, duke sjellë vdekjen e gardianit Jorgo Cironi.

Pas ngjarjes autoritet greke e transferojnë Karelin, nga burgu i Malandrinos, në burgun e sigurisë së lartë të Nigritës.

Gjatë transferimit, gardianët kanë ushtruar dhunë ndaj të ndjerit Kareli, dhe më pas dhuna ka vijuar edhe në burgun e Nigritës. I ndjeri është trajtuar në mënyrë çnjerëzorë, që nga dhuna fizike, psikologjike, djegie me cigare dhe elektroshok si dhe dëmtim të organeve vitale me pasojë vdekjen. Ilia Karelit iu mohua ndihma mjekësore.

Lajmi doli në media dhe mori përmasat e skandalit diplomatik mes dy vendeve. Qeveria shqiptare kërkoi zbardhjen e rastit dhe hetim të plotë të ngjarjes.

Në atë kohë, qeveria greke pezulloi nga detyra 12 gardianë të burgut të Nigritës, të cilët më pas iu nënshtruan dhe gjyqit, si rezultat i të cilit morën dënime minimale deri në 7 vite burg.

Për këtë rast ka reaguar fort Komiteti i Helsinkit dhe ka kërkuar hetim të plotë të rastit dhe madje e ka përfshirë edhe në raport vjetor të saj.

Qëndrimi i qeverisë shqiptare në atë kohë:

Ministria e Punëve të Jashtme shpreh ngushëllimet për humbjen tragjike të jetëve të gardianit të burgut të Malandrinos në Greqi, Jorgos Cironis, dhe të shtetasit shqiptar Ilia Kareli që vuante dënimin në këtë burg.

Pas marrjes së njoftimit në rrugë zyrtare, MPJ ka kërkuar përmes Ambasadës tonë në Athinë dhe Konsullatës në Selanik që të ndjekin nga afër dhe në rrugë institucionale situatën.

Nga informacionet paraprake zyrtare të autoriteteve greke pritet zbardhja e raportit mjeko-ligjor i cili do të mundësonte zbardhjen e plotë të çështjes.

MPJ dënon sulmet ndaj autoriteteve të zbatimit të ligjit sikundër çdo akt dhune ndaj shtetasve shqiptarë që kryejnë dënimin në burgjet e Greqisë.

Inkurajojmë dhe kërkojmë nga autoritet greke zbardhjen e plote të ngjarjes, çka do të mundësonte vendosjen përpara drejtësisë të përgjegjësve.

Dallimi mes qëndrimit të dy shteteve

Qeveria shqiptare shprehu keqardhjen për humbjen e jetës së policit grek në krye të detyrës.

Dënoi sulmin ndaj institucioneve ligj zbatuese.

Dënoi aktet e dhunës ndaj shtetasve shqiptarë që kryejnë dënimin në burgjet e Greqisë.

I’u referua gjithmonë burimeve zyrtare të autoriteteve Greke pa paragjykuar rastin.

Reagimi i grekëve

Nuk dënuam sulmin ndaj Policisë së shtetit shqiptar

E cilësuan si të papranueshme vrasjen e një shtetasi shqiptar, nga Policia e Shtetit.

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Hojlund bën “bomberin”, Napoli e mbyll me fitore, Conte: Vit shumë i bukur (VIDEO)

Hojlund bën “bomberin”, Napoli e mbyll me fitore, Conte: Vit shumë i bukur (VIDEO)

29/12/2025
Gafa e Gjimshitit nderoi Inter, Chivu shijon kreun, por nuk feston: Jemi vetëm në dhjetor (VIDEO)

Gafa e Gjimshitit nderoi Inter, Chivu shijon kreun, por nuk feston: Jemi vetëm në dhjetor (VIDEO)

29/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al