• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

I burgusori u iku nga salla e gjyqit në Gjirokastër, arrestohen dy policët (Emrat)

08/02/2018
Ja kush e ideoi skemën piramidale për vjedhje me TVSH-në, ku ishte i përfshirë edhe një i ri nga Gjirokastra

Arratisja e Saimir Ahmetit një ditë më parë nga gjykata e Gjirokastrës i ka kushtuar vëndin e punës dhe prangosjen dy punonjëve të policisë së burgjeve. Ata janë Njazi Kacupaj dhe Fatjon Idrizi të cilët janë prangosur me akuzën e shpërdorimit të detyrës pasi ata kan rezultuar se s’kanë respektuar procedurat standarde të ruajtjes dhe shoqërimit të të paraburgosurve. Ka qenë mosrespektimi i këtyre rregullave që ka çuar në arratinë e Ahmetit, bën me dije drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve. Arratia e Ahmetit ka zgjatur për 3 orë dhe më pas ai është prangosur nga policia e Gjirokastrës në bodrumin e një hoteli.
Njoftimi i plotë i Drejtorisë së Burgjeve
Gjatë një mbledhjeje të zhvilluar dje nga Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjitshme të Burgjeve është bërë verifikimi i ngjarjes së ndodhur po dje në ambientet e Gjykatës së Apelit Gjirokastër në lidhje me procedurat e ndjekura nga punonjësit e policisë të IEVP Sarandë gjatë shoqërimit të të paraburgosurve. Pas verifikimeve të kryera, Drejtoria e Shërbimit të Kontrollit të Brendshëm të Burgjeve në Ministrinë e Drejtësisë bëri arrestimin në flagrancë të shtetasve, Njazi Kaçupaj, i datëlindjes 25.03.1966, lindur në Vlorë dhe banues në Sarandë dhe Fatjon Idrizi, i datëlindjes 19.05.1990, lindur në Sarandë dhe banues në Sarandë me detyrë punonjës të policisë në IEVP Sarandë. Arrestimi i tyre është bërë pasi; Më datë 07.02.2017, gjatë shoqërimit të të paraburgosurit Saimir Ahmeti, i arrestuar për veprën penalë “Përndjekje” parashikuar nga neni 121/a i K.Penal, në ambientet e Gjykatës së Apelit Gjirokastër, nuk kanë zbatuar procedurat standarde të ruajtjes dhe shoqërimit të të paraburgosurve, si pasojë e të cilave ka ardhur largimi nga ambientet e kësaj Gjykate të këtij të paraburgosuri. Ky i paraburgosur është kapur disa orë më vonë nga forcat e Policisë së Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër. Nga kryerja e veprimeve hetimore ka rezultuar se shtetasit e mësipërm kanë konsumuar elementë të veprës penale “Shpërdorim detyre”, parashikuar nga neni 248 i Kodit Penal, i ndryshuar. Materialet i proceduriale i kaluan për ndjekje Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër.

Related Posts

Hapet ura e Viroit në Gjirokastër, Balluku: Një tjetër punë e përfunduar me sukses (VIDEO)
Kryesore

Hapet ura e Viroit në Gjirokastër, Balluku: Një tjetër punë e përfunduar me sukses (VIDEO)

09/04/2026
Amerikanët i japin dronët më të fundit Policisë së Shtetit (VIDEO)
Kryesore

Amerikanët i japin dronët më të fundit Policisë së Shtetit (VIDEO)

09/04/2026
Rama: Nuk them që e kemi shfarosur korrupsionin, por nuk e kemi luftuar ndonjëherë si tani. Në kohën e PD njerëzit mbanin radhë për të paguar dritat
Kryesore

Rama: Nuk them që e kemi shfarosur korrupsionin, por nuk e kemi luftuar ndonjëherë si tani. Në kohën e PD njerëzit mbanin radhë për të paguar dritat

09/04/2026
Po ktheheshin nga pushimet e Pashkëve, shuhet në aksident gruaja shqiptare në Itali (Emri)
Kryesore

Po ktheheshin nga pushimet e Pashkëve, shuhet në aksident gruaja shqiptare në Itali (Emri)

09/04/2026
40 vite me përparëse të bardhë, kolegët të trishtuar për vdekjen e infermieres
Lajme

40 vite me përparëse të bardhë, kolegët të trishtuar për vdekjen e infermieres

09/04/2026
Karamuço: Në Shqipëri po krijohet një familje mafioze, ka fuqinë të komandojë edhe shtetin
Kryesore

Frikë prej luftës në Iran, Karamuço zbulon dronët amerikanë në Shqipëri: Kanë ardhur tani, forcat speciale janë vendosur pranë aeroportit dhe ambasadave

09/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Deklarata e fortë e Landit: Ajo i ka kërkuar Mirit të hynte në krevat!

Deklarata e fortë e Landit: Ajo i ka kërkuar Mirit të hynte në krevat!

09/04/2026

“Kutia e Pandorës” në duart e Selin: Çoj në nominim Mirin dhe Rogertin

09/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al