Buxheti i Shtetit do të financojë 4.7 miliardë lekë 10 prej segmenteve më të rëndësishme infrastrukturore në vend.
Sipas shifrave të Ministrisë së Financave në vitin e ardhshëm pjesa më e madhe e këtij fondi të parashikuar do të shkojë për ndërtimin e rrugës Kardhiq-Sarandë.
Në buxhetin e vitit të ardhshëm 1.3 miliardë lekë do të shkojnë për këtë aks rrugor, i cili është parashikuar të jepet me koncesion por tenderi u anulua për vitin 2019 pasi buxheti i parashikuar për këtë aks kaloi për vepra më prioritare.
Vlera totale e këtij segmenti rrugor është rreth 12 miliardë lekë dhe është premtuar të përfundojë në vitin 2021.