• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Buzëqesh Luftëtari, Ramadani dhe Bojom gati ndaj Flamurtarit

11/04/2017
Buzëqesh Luftëtari, Ramadani dhe Bojom gati ndaj Flamurtarit

I destinuar për t’u rikthyer te fitorja pas dy humbjeve në transfertë, Luftëtari i Mlladen Milinkoviçit nuk humbet kohë për përgatitjen e ndeshjes së radhës, atë me Flamurtarin. Parë në këtë këndvështrim, stafi teknik i Luftëtarit ka nisur planin e punës për javën përgatitore, pasi rikthimi te fitorja është detyrë shtëpie për t’u përmbushur.

Barazimi i Vllaznisë me Kukësin e vendos dukshëm Luftëtarin nën trysninë e rezultatit pozitiv para ndeshjes me Flamurtarin. Një arsye më shumë për gjirokastritët për të dhënë maksimumin ndaj Flamurtarit, ku së pari kërkohen pikët e nevojshme për mbijetesën, por edhe për të ruajtur vendin e katërt, që mund t’u sigurojë një biletë për në Kupat e Europës në rast se Skënderbeu fiton Kupën e Shqipërisë.

Për këtë javë pritet të jetë i gatshëm edhe mbrojtësi Bojom, i cili nuk luajti në sfidën e fundit ndaj të kuqve. Rikthimi me grupin i Behar Ramadanit, edhe pse i diferencuar për shkak të lëndimit, si dhe kalimi pa pasoja i dëmtimit të Eduart Rrocës në ndeshjen e fundit, i ofron më shumë mundësi përzgjedhje trajnerit Milinkoviç për përcaktimin e formacionit anti-Flamurtar.

Me vrapime rreth pistës së “Fushës së Vjetër”, pasuar me lojën me topin, ka startuar seanca e ditës së parë në kuadër të ndeshjes me Flamurtarin. Vlonjatët janë kundërshtari që u kanë shkaktuar humbjen më të thellë gjirokastritëve, 5-0, në kuadër të javës së dytë të kampionatit.

MUTUMANE

Ndonëse pritet rikthimi i të dëmtuarve, Luftëtari nuk do të jetë sërish i plotë ndaj Flamurtarit. Ndaj vlonjatëve, Luftëtari do të vuajë mungesën e mesfushorit nga Mozambiku, Usama Mutumane, i cili është i skualifikuar nga kartoni i kuq që mori ndaj Partizanit. Gjithsesi, rikthimi i Bojomoit në qendër të mbrojtjes, si dhe i mesfushorit Behar Ramadani, pas një mungese katërjavore, janë një ogur i mirë për strategun e bluzinjve Mlladen Milinkoviç për formatimin e formacionit ideal ndaj Flamurtarit./panorama

Related Posts

Interi “sakrifikon” Kristjan Asllanin, marrëveshja me rivalët e Seria A vlen të paktën 20 milionë euro
Sport

Interi “sakrifikon” Kristjan Asllanin, marrëveshja me rivalët e Seria A vlen të paktën 20 milionë euro

12/07/2026
Wimbledon/ Linda Noskova shpallet fituese, mund në finale 2-1 bashkëkombasen e saj Muchova-n
Sport

Wimbledon/ Linda Noskova shpallet fituese, mund në finale 2-1 bashkëkombasen e saj Muchova-n

12/07/2026
Xhaka shpërthen pas humbjes ndaj Argjentinës: Gjyqtari e vrau ndeshjen me këtë vendim! Embolo nuk…

Xhaka mesazh kritikëve: Duhet të luajmë së bashku, gjithçka tjetër nuk më ka interesuar kurrë
Sport

“Dua hakmarrje”, Xhaka: Japim gjithçka në fushë ndaj Argjentinës, koha është tani!

11/07/2026
E pazakontë: Shkak bëhet Botërori, konfirmohet shtyrja e ndeshjeve në kampionat
Sport

E pazakontë: Shkak bëhet Botërori, konfirmohet shtyrja e ndeshjeve në kampionat

11/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

I riu shqiptar në Itali dyshohet se përdh*noi një 18-vjeçare gjermane: Më dehu dhe pastaj…

I riu shqiptar në Itali dyshohet se përdh*noi një 18-vjeçare gjermane: Më dehu dhe pastaj…

12/07/2026
Shisnin drogë në plazhe dhe lokale/ Policia arreston 5 persona në Vlorë, sekuestrohen 700 doza!

Shisnin drogë në plazhe dhe lokale/ Policia arreston 5 persona në Vlorë, sekuestrohen 700 doza!

12/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al