• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bylisi gati për stërvitjen e parë, sytë nga afrimet e verës

06/07/2025
Bylisi nis stërvitjen, ja ku përforcohet skuadra ballshiote

Me fushat gati pas ndërhyrjes së fundit nga klubi dhe hotelin me kushte optimale, pritet që javën e ardhshme ballshiotët të nisin përgatitjet me grup të plotë.

Madje, janë programuar edhe stërvitje me dy seanca në ditë, si dhe ndonjë ndeshje miqësore fundjavën e ardhshme. Te Bylisi, vitet e fundit kanë ardhur lojtarë pa eksperiencë, pasi kryesisht vinin nga ekipe të kategorive të ulëta. Por edhe pse kështu, ata kanë shpërthyer e kanë spikatur në Ballsh. Trumçi që prej një viti është shitur te Shkëndija e Tetovës, apo dhe Arli Përgjoni që është një nga zbulimet e Bylisit dhe u grumbullua nga Kombëtarja, pasi performoi shumë të mirë me ballshiotët në elitë.

Në Ballsh ka disa elementë që pritet të jenë në maksimumin e tyre si, Marku, por edhe Përndreca, senegalezin Kane apo kamerunasi Koxhi, nigeriani Akibu në sulm, Igor, apo dhe Sulovari. Këta janë lojtarë premtues dhe kanë marrë minuta edhe në Superiore. Ndaj edhe këtë sezon të ri, që nis në fundin e gushtit, pritet që ata të kthehen në protagonistë te Bylisi. Në Ballsh, kanë në plan ndërtimin e një ekipi me synime të qarta në kampionat, por edhe në Kupën e Shqipërisë, pasi mallakastriotët do të kenë si objektiv sezonal trofeun e dytë për nga rëndësia. Bylisi ka një avantazh të dukshëm me shumë ekipe që kanë nisur të përforcohen, ndonëse edhe skuadrat që u ngjitën për herë të parë në elitë janë mjaft aktive deri në këto momente me tregun e verës, i cili ka pak më shumë se një muaj që ka nisur.

Kjo, pasi ka 80 për qind të kontingjentit dhe se janë një skuadër me një eksperiencë afro prej dy dekadash në elitën e futbollit shqiptar. Së dyti, janë një ekip me financa të konsoliduara dhe që di të fitojë jo vetëm në fushën e vet, por edhe në transferta, ku edhe kanë marrë pikët e plota ndaj pretendentëve për titull. Ndonëse deri tani ka pasur vetëm largime dhe asnjë afrim, pritet që ballshiotët të bëjnë së shpejti zyrtarizimet e para. Këtë javë që do të nisë, do të ketë surpriza në Ballsh, sidomos në aspektin e stafit dhe merkatos në hyrje dhe dalje.


Related Posts

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë
Sport

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
VIDEO/ Muçi “abonohet” me golin, sulmuesi kuqezi shënon me Trabzonspor
Sport

Më në fund po gjen veten, Muçi vlerësohet në Turqi (VIDEO)

28/12/2025
VIDEO/ Hojlund nderon Napolin, ekipi i Contes thyen Cremonesen
Sport

VIDEO/ Hojlund nderon Napolin, ekipi i Contes thyen Cremonesen

28/12/2025
Paraqitje negative e Asllanit, vlerësohet me notë të ulët në Itali
Sport

Paraqitje negative e Asllanit, vlerësohet me notë të ulët në Itali

28/12/2025
Juventus, Spalleti vlerëson Zhegrovën: Bën driblime që tek  të tjerët nuk i shohim
Sport

Juventus, Spalleti vlerëson Zhegrovën: Bën driblime që tek të tjerët nuk i shohim

28/12/2025
Milan fiton në shtepi, 3 gola ndaj Veronës (VIDEO)
Sport

Milan fiton në shtëpi, 3 gola ndaj Veronës (VIDEO)

28/12/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

Globe Soccer Awards 2025/ Nuk mund të ishte ndryshe, njihuni me trajnerin më të mirë

28/12/2025
Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

Çfarë postoi Brigitte Bardot në Instagram një ditë përpara vdekjes?

28/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al