• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bylisi nuk ngopet, do surprizën në “Elbasan Arena”

26/02/2026
Mes historisë dhe festës, Bylisi i Superiores “nxeh motorët”!

Te Bylisi oreksi është rritur, sidomos pas fitores që realizuan me kryesuesit e Vllaznisë në Ballsh, në fundjavën e shkuar, por edhe nisur nga forma e mirë që ka shfaqur skuadra në ndeshjet e fundit.

Mallakastriotët janë duke i dhënë dorën e fundit përgatitjeve për transfertën e radhës, të cilën e luajnë të shtunën në “Elbasan Arena” me vendasit verdheblu. Një duel sa i vështirë, por aq edhe me interesa për të dyja ekipet që kanë objektiva të ndryshme.

Ballshiotët dhe trajneri Josa shpresojnë shumë që të shkojnë me staf të plotë, në mënyrë që të hedhin në fushën e lojës më të mirët. Nga ana tjetër, në ndeshjen e kontrollit që është zhvilluar brenda grupit bie në sy një ritëm tjetër, por edhe dëshirë në radhët e lojtarëve. Trajneri Mirel Josa u dha mundësi edhe atyre lojtarëve që të tregojnë veten, të cilët nuk luajtën ndaj Vllaznisë dhe u aktivizuan me ekipin B, për të ruajtur apo edhe për të kapur formën optimale.

Bylisi duket se synon që ta mbyllë në mënyrën më të mirë të mundshme këtë fazë të tretë, ndaj edhe është deklaruar se tashmë edhe në Elbasan synon më të mirën. Stafi kërkon që lojtarët të ruajnë ritmin, sepse në javën e fundit presin një rival si Vora, në fushën e tyre, një tjetër ndeshje shumë e rëndësishme. Por, së pari kanë kërkuar nga skuadra vigjilencë për transfertën me verdheblutë, aty ku Bylisi shkon për të dhënë gjithçka. Ballshiotët kanë treguar këtë sezon se nuk janë një ekip fushe.

Ndaj edhe kërkojnë surprizën me verdheblutë, ku do të bëjnë ç’është e mundur që të mos dalin pa pikë, për të qëndruar sa më larg “zonës së ftohtë” të tabelës së klasifikimit. Dy ndeshjet e fundit të kësaj faze janë sa vendimtare, aq edhe delikate. Ndaj edhe në Ballsh tashmë përgatiten që të marrin pikët maksimale dhe të hedhin hapa të rëndësishëm drejt mbijetesës në elitë.


© BalkanWeb


Për t’u bërë pjesë e grupit “Balkanweb” mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.
Grupi Balkanweb

Related Posts

Shifrat “dënojnë” Mbappe, “gjeli” një shqetësim për Arbeloa-n
Sport

Shifrat “dënojnë” Mbappe, “gjeli” një shqetësim për Arbeloa-n

17/04/2026
Europa League dhe Conference League/ Nuk ka shumë surpriza, në gjysmëfinale shkojnë pretendentët
Sport

Europa League dhe Conference League/ Nuk ka shumë surpriza, në gjysmëfinale shkojnë pretendentët

17/04/2026
Lojtari shqiptar do largohet nga klubi i Bundesligës, trajneri jep lajmin
Sport

Lojtari shqiptar do largohet nga klubi i Bundesligës, trajneri jep lajmin

16/04/2026
Messi pronar i klubit spanjoll, zyrtarizohet marrëveshja
Sport

Messi pronar i klubit spanjoll, zyrtarizohet marrëveshja

16/04/2026
Shqipëria gati për të “pushtuar” Varshavën, Botërori kalon nga Polonia, Sylvinho planifikon listën
Sport

Shqipëria e Silvinjos, dy humbje kthyen historinë te kuqezinjtë

16/04/2026
Shqipëria gati për të “pushtuar” Varshavën, Botërori kalon nga Polonia, Sylvinho planifikon listën
Sport

Shqipëria e Silvinjos, dy humbje kthyen historinë te kuqezinjtë

16/04/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Shifrat “dënojnë” Mbappe, “gjeli” një shqetësim për Arbeloa-n

Shifrat “dënojnë” Mbappe, “gjeli” një shqetësim për Arbeloa-n

17/04/2026
Europa League dhe Conference League/ Nuk ka shumë surpriza, në gjysmëfinale shkojnë pretendentët

Europa League dhe Conference League/ Nuk ka shumë surpriza, në gjysmëfinale shkojnë pretendentët

17/04/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al