• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Bylisi, sulm në tri drejtime për të ardhmen/ Ja situata te klubi ballshiot

02/07/2025
Bylisi, sulm në tri drejtime për të ardhmen/ Ja situata te klubi ballshiot

Mes shumë lëvizjeve të ekipeve të Superiores, Bylisi duket se ka një kontingjent me afro 30 lojtarë. Pra, bëhet fjalë për futbollistë të skuadrës së parë apo dhe ata që vijnë nga ekipi “B”, U-21 dhe U-19, dhe që kanë minuta me ekipin e parë. Mallakastriotët kanë pasur afro 8-9-largime deri më tani, ndërsa presidenti Besnik Kapllanaj po punon shumë me merkaton, e cila është ndarë në tri drejtime. Stafi i ri, skuadra dhe akademia.

Natyrisht që janë duke u analizuar edhe kërkesat për elementë cilësorë që ka Bylisi siç janë: Bruno, Abazaj, Peralta, Përgjoni, Malomo, Kamara, Ofori, Mustafa, apo lojtarë të talentuar dhe me shumë perspektivë, siç janë dy futbollistët e U21, Aurel Marku dhe Fabjan Përndreca që pritet të jenë shtylla në dy krahët e mbrojtjes.

Organika bëhet e plotë kur ka edhe emra si: Beqaj, portieri i talentuar shtatlartë mallakastriot, që vjet luajti titullar në gjysmë sezoni, apo dhe Mahmuti, Sulovari, Kane e ndonjë tjetër si: Koxhi, Kasaj, Igor, Ualison, Çelaj. Pra, mjafton t’i hedhësh një sy organikës dhe ka shumë pak ndryshime formacioni nga sezoni i shkuar. Megjithatë, ky muaj që sapo ka nisur, pritet që të jetë vendimtar për hyrje-daljet te Bylisi. Mallakastriotët do të përpiqen që të jenë dinjitozë dhe më të fortë se një vit më parë. Ndaj edhe kanë piketuar 3-4 afrime për ta blinduar edhe më shumë ekipin e parë. Ndaj edhe negociatat kanë nisur me lojtarë që kanë luajtur në vendin tonë por edhe të huaj qe do të vijnë rishtazi te Bylisi.

KONTINGJENTI – Bylisi duket se përforcohet edhe me lojtarë të cilët kanë qenë të huazuar, apo të dëmtuar në sezonin e shkuar dhe që kanë qëndruar gjatë larg fushave të blerta. Ballshiotët kishin në gjirin e tyre vjet elementë cilësorë si: Kasmollari e Emini, që pas ndërhyrjeve janë gati për edicionin e ri. Pa thënë se janë disa elementë të huazuar, në skuadrat e Kategorive të Para dhe të Dyta, që edhe ata do të bashkohen me grupin, madje shumë mirë, nëse nuk gjejnë vend në ekipin e Superiores, mund të atashohen tek ekipi “B” në Kategorinë e Dytë, për të qenë gati, sa herë që t’u jepet mundësia në skuadrën e parë.

Skënderaj, Freitas Souza, Gabi, Hasan, Ngene, Buraneli, Oulare, janë lojtarë të cilët kanë luajtur dhe spikatur në vitete e shkuara me moshat e Bylisit dhe skuadrën U21, por ka nga ata që kanë luajtur edhe në ekipin e parë. Pa thënë, se që tani, janë disa ekipe që kanë “shtrirë” sërish dorën te Bylisi, duke kërkuar lojtarë në huazim, por që këtë herë ballshiotët do të veprojnë ndryshe, duke qenë se ekipi i tyre i dytë luan në Kategorinë e Dytë dhe nuk duan që të përforcojnë rivalët, pasi edhe Bylisi “B” do të ketë pretendime për t’u ngjitur një kategori më lart.

Related Posts

Al Nassr humbet sërish, goli i Ronaldos nuk mjafton, Al Hilal vijon kryesimin
Sport

“Ujk” i vjetër, Ronaldo shënon 3 gola dhe shkon 15 gola larg objektivin historik

29/10/2026
RENDITJA E SUPERIORES/ Egnatia merr kryesimin, Partizani vazhdon të shikojë “makthe”. Ja si ndryshon tabela pas javës së nëntë
Sport

RENDITJA E SUPERIORES/ Egnatia merr kryesimin, Partizani vazhdon të shikojë “makthe”. Ja si ndryshon tabela pas javës së nëntë

29/10/2026
Nga SHBA në Meksikë, avantazhet dhe sfidat e Ferrarit në fundin e sezonit
Sport

Nga SHBA në Meksikë, avantazhet dhe sfidat e Ferrarit në fundin e sezonit

29/10/2026
FIFA U-15 World Cup & Festival/ Shqipëria U-15 fiton tre ndeshje radhazi, nesër përballet me Perunë
Sport

FIFA U-15 World Cup & Festival/ Shqipëria U-15 fiton tre ndeshje radhazi, nesër përballet me Perunë

29/10/2026
Zyrtare, rinovim i rëndësishëm te Milani
Sport

Zyrtare, rinovim i rëndësishëm te Milani

29/10/2026
Kategoria e Parë/ Mbyllet java e 8-të, Iliria dhe Kukësi kryesojnë renditjen
Sport

Kategoria e Parë/ Mbyllet java e 8-të, Iliria dhe Kukësi kryesojnë renditjen

29/10/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

Raporti alarmues: 3 në 4 pilotë në Europë i zë gjumi gjatë fluturimit

30/10/2026
Pritet vendimi për Saimir Tahirin

Saimir Tahiri kërkon pafajësi, Gjykata e Lartë vendos më 10 dhjetor

29/10/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al