4 ndeshje 5 gola. C.Shpendi nuk di të ndalet, me sulmuesin kuqezi që bën ligjin në Itali, duke marrë menjëherë kreun e listës së golashënuesve më të mirë në Serinë B. Ndaj Cremonese, skuadër që e kërkoi me insistim gjatë verës, Shpendi ishte i papërmbajtshëm duke realizuar një “dopjetë” golash. Fillimisht, festa e sulmuesit kuqezi u ndal nga gjyqtari anësor, për pozicion jashtë loje, por Shpendi përsëriti veten në minutën e 22-të me një super gol.
Festa nuk ishte e plotë, pasi goli iu anulua fillimisht për pozicion jashtë loje, por me ndihmën e sistemit VAR, gjyqtari i takimit e konsideroi të rregullt. Në fraksionin e dytë, Shpendi ishte sërish protagonistë, këtë herë duke konvertuar në gol një penallti të fituar nga Cesena në minutën e 59-të.
Për fat të keq, “dopjeta” e Shpendit nuk mjaftoi për të dalë me pikë të plota pasi Cremonese realizoi dy gola duke bërë që dy ekipet të ndalin nga një pikë pas barazimit 2-2.
Forma e shkëlqyer e C.Shpendit është pa diskutim një lajm pozitiv edhe për ekipin përfaqësues, por mbetet për t’u parë nëse trajneri Rolando Maran do t’i rezervojë një festë për sfidat e para të Nations League.









