• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

“Çamëria krenaria jonë”/ PDIU bën homazhe te memoriali në Konispol, Idrizi: Rikthimi i Çështjes Çame në Parlamentin e Shqipërisë, për të mundur harresën

27/06/2021
“Çamëria krenaria jonë”/ PDIU bën homazhe te memoriali në Konispol, Idrizi: Rikthimi i Çështjes Çame në Parlamentin e Shqipërisë, për të mundur harresën

Si çdo qershor dhe këtë vit, “Java Çame” u përmbyll me përkujtimin dhe nderimin e jetëve të humbura nga genocidi grek mbi popullsinë e pafajshme të Çamërisë. Kreu i PDIU, Shpëtim Idrizi gjatë fjalës së tij tha se një masakër me përmasa të tilla, vazhdon të kryej efektin e saj mbi shqiptarët e Çamërisë, pasi siç ai shprehet as babi i tij nuk mundet sot të shkojë në Çamëri dhe të trashëgoj ato që i takojnë. Gjithashtu Idrizi theksoi ne nuk harrojmë sado vite të kalojnë por protesta jonë dhe rikthimi i Çështjes Çame në Parlamentin e Shqipërisë është për të mundur harresën, ku shtoi se do të bëhet ç’mos që çështja e shqiptarëve të Çamërisë të jetë në të gjitha tryezat e institucioneve shqiptare.

Fjala e plotë e Shpëtim Idrizit

Ne jemi këtu të gjithë bashkë për të bërë homazhe , për të respektuar si edhe për të marrë forcë për atë tragjedi të madhe njerëzoreqë ka ndodhur mbi prindërit dhe të afërmve tanë.27 qershori i vitit 1944 ishte një ndër tragjeditë më të mëdhaja të historive njerëzore që ndodhi mbi shqiptarët e Çamërisë, vetëm për arsyen se ata ishin shqiptarë. Kjo masakër, torturë dhe spastrim etnik ishte nga më të egrit në historinë botërore. Një masakër me përmasa të tilla, e cila vazhdon të kryej efektin e saj mbi ne shqiptarët e Çamërisë, sepse babi im nuk mundet sot akoma të shkojë në Çamëri dhe të trashëgoj ato që i takojnnë, siçështë e dejta për të jetuar në shtëpinë e vetë, e drejta e pronës. As unë dhe as im bir nuk e ka sot të drejtën që të trashëgojë ato trashëgimi familjare që ne na takojnë. Shqiptarëve të Çamërisë i është prerë e drejta e jetës por pasojat e saj janë prezente edhe sot. Janë 300 mijë shqiptarët e Çamërisë që ndodhemi këtu me trupin në Shqipëri dhe me zemrën në Çamëri pikërisht nga kjo padrejtësi e madhe. Ne sot luftojmë me flamurin e të drejtave të njeriut, ku e drejta e jetës, e drejta e pronës dhe e drejta e lëvizjes së lirë të njerëzve vazhdojnë edhe sot e kësaj dite të na mohoen. Sot e kësaj dite genocide nuk është dënuar, sot e kësaj ditë të drejtat e njeriut janë shkelur, ja pse ne sot vazhdojmë një betejë, kush mendon se beteja jonë është në fundin e harresëse ka gabim. Ne nuk harrojmë sa do vite të kalojnë por protesta jonë dhe rikthimi i Çështjes Çame në Parlamentin e Shqipërisë është për të mundur harresën. Ne do bëjmë ç’mos që çështja e shqiptarëve të Çamërisë të jetë në të gjitha tryezat e inistitucioneve shqiptare. Shteti shqiptarë duhet ta ketë të qartë se Çamëria është krenaria jonë dhe është turpi i atyre që e kan bërë. Ne do të jemi në parlamentin e Shqipërisë për ti bërë thirrje qeverisë që të mos jenë të intimiduar sepse genocidi akoma nuk është dënuar. Nuk mund të vazhdojmë sot të kemi një ligj lufte dhe ne të heshtim për këtë gjë. I drejtohem të gjithë opinionit public, historianëve gjuhëtarëve, arkiologëve që beteja për Çamërinë është një betejë e përbashkët. Dhe jo thjeshtë një betejë e shqiptarëve të Çamërisë.

Related Posts

Gjirokastër, zjarr i madh në Malin e Gjerë
Kryesore

Gjirokastër, zjarr i madh në Malin e Gjerë

05/08/2026
Kryesore

Tentoi të kalonte ilegalisht 6 persona në Greqi, i riu arrestohet në Qafë Botë

05/08/2026
Bashkitë marrin draftin e propozuar nga PS për ndarjen e re
Kryesore

Bashkitë marrin draftin e propozuar nga PS për ndarjen e re

05/08/2026
15 bashki kanë më pak se 10 mijë banorë, por shkrihen 4 me mbi 25 mijë
Kryesore

15 bashki kanë më pak se 10 mijë banorë, por shkrihen 4 me mbi 25 mijë

05/08/2026
Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Shihemi në arbitrazh, shqiptarët do paguajnë 320 milionë euro për neglizhencë të disa zyrtarëve
Kryesore

Aeroporti i Vlorës, Pacolli: Shihemi në arbitrazh, shqiptarët do paguajnë 320 milionë euro për neglizhencë të disa zyrtarëve

05/08/2026
Flakët pushtojnë zonën e Penkovës në Selenicë, kërkohet ndërhyrje shtesë nga zjarrfikësit
Kryesore

Flakët pushtojnë zonën e Penkovës në Selenicë, kërkohet ndërhyrje shtesë nga zjarrfikësit

05/08/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Partizani triumfon 3-1 ndaj AF Elbasanit në “Elbasan Arena”, verdheblutë krijojnë raste, por paguajnë gabimet në mbrojtje

Partizani triumfon 3-1 ndaj AF Elbasanit në “Elbasan Arena”, verdheblutë krijojnë raste, por paguajnë gabimet në mbrojtje

06/08/2026

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al