Fotot që shihni tregojnë një prej mureve të Kalasë së Gjirokastrës, ku çarjet janë të konsiderueshme. Për shkak të dëgradimit ndër vite nga agjentët atmosferikë apo edhe bimët, në disa pjesë muret e kështjellës kanë krijuar çarje serioze. Specialistët bëjnë thirrje për ndërhyrje, në mënyrë që carjet të mos thellohen dhe të rrezikojnë shembjen e mureve. Disa ditë më parë në qarkun Gjirokastër u rrëzua një monument 200-vjecar. Eshtë fjala për Urën e Hoshtevës, e cila u mor para nga rrjedha e lumit të Zagorisë.
©ArgjiroLajm.net