• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çdo ditë mbyllen 50 biznese në Shqipëri

26/02/2018
Çdo ditë mbyllen 50 biznese në Shqipëri

Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve pranoi se shtrirja e Tatimit mbi Vlerën e Shtuar edhe tek biznesi i vogël ka shkaktuar pezullimin dhe mbylljen e shumë bizneseve, por sipas administratës tatimore e gjitha kjo është një skemë për t’i shpëtuar taksës. Sipas paketës së re fiskale, nga 1 prilli Tatimi mbi Vlerën e Shtuar do të shtrihet edhe tek 10 mijë biznese të vogla, të cilat kanë xhiro vjetore mbi 2 milionë lekë. Por, tatimet pretendojnë se për t’i shpëtuar kësaj takse, shumë biznese të vogla janë duke mbyllur aktivitetin, ose duke kaluar në pasiv për t’u rihapur po në të njëjtin vend, por me emër tjetër.

Të dhënat zyrtare tregojnë se nga fillimi i vitit kanë kaluar në status pasiv mbi 2500 biznese me një mesatare prej 50 biznesesh në ditë, ndërkohë që kanë mbyllur fare aktivitetin qindra të tjera. Por, tatimet thonë se në shumë raste pas pezullimit apo mbylljes së një biznesi, hapet një tjetër po në të njëjtin vend nga njerëz të afërm me pronarin e biznesit të mëparshëm.

Administrata thotë se kjo skemë nuk do të tolerohet dhe të gjitha bizneset që mbyllen do të verifikohen në mënyrë të hollësishme. Sipas tatimeve, nëse rezulton se pas mbylljes në të njëjtin vend do të hapet një tjetër biznes nga njerëz të afërm me pronarin, atëherë ai do të regjistrohet automatikisht në skemën e TVSH-së. Madje sipas tatimeve, biznesit të ri do t’i ngarkohen edhe detyrimet tatimore që mund të ketë patur biznesi i mëparshëm, jo vetëm për taksat e papaguara, por edhe gjobat.

/TCH/

Related Posts

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit
Argjiro +

“Nuk bëra asgjë për t’i merituar” – Trashëgimtarja 33-vjeçare do të shpërndajë 27 milionë euro për të varfrit

23/05/2025
Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë
Argjiro +

Sot Pashkët/ Nga historiku, domethënia, ritet e deri te polemikat shekullore, si kremtohet kjo festë

20/04/2025
Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara
Argjiro +

Shqiptarët vishen me “Armani” e “Prada” të falsifikuara

03/04/2025
Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri
Argjiro +

Lonely Planet: 15 gjërat më të mira për të bërë në Shqipëri

21/03/2025
Osman Taka dhe historia e valles epike
Argjiro +

Osman Taka dhe historia e valles epike

11/03/2025
Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar
Argjiro +

Ku të shkoni në 2025?/ Vendet më të mira për t’u vizituar

01/01/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

VIDEO/ U rikthye te goli, Broja i çliruar: Ndihem mirë këtu, po e shijoj

“Jemi të bashkuar, kemi uri”, Broja flet si lider: Do luftojmë për mbijetesën (VIDEO)

25/12/2025
Aktori i serialit “Friends”, Pat Finn, ndërron jetë në moshën 60-vjeçare

Aktori i serialit “Friends”, Pat Finn, ndërron jetë në moshën 60-vjeçare

25/12/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al