• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Ç’do t’i thoje sot Mirelës 20 vjeç? Ministrja: Bravo të qoftë! Rrëfimi i pazakontë i Mirela Kumbaros për jetën e saj (VIDEO)

27/02/2024
Ç’do t’i thoje sot Mirelës 20 vjeç? Ministrja: Bravo të qoftë! Rrëfimi i pazakontë i Mirela Kumbaros për jetën e saj (VIDEO)

Ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro, ka bërë një rrëfim për jeën e saj te Mirela Milori në Euronews. Ajo ka shpjeguar mes të tjerash se si hyri në politikë.

“Unë u futa në politikë pas 27 vitesh pedagoge. S’kam qenë pjesë e politikës aktive, as e asaj militante. Por kam qenë mjaftueshëm e angazhuar në politikë në aktivitetin tim akademik duke edukuar breza të tërë. Kur vendos të rrisësh fëmijët në këtë vend s’mund të jesh indiferente për atë që ndodh. Erdhi një moment kur as e prisja as e mendoja, kur m’u bë një propozim: “Eja dhe bëj ato gjëra për të cilat flet e kritikon”. Por dallimi është që kur je në politikë duhet të marrësh vendime, duhet t’i dëgjosh të gjithë dhe të marrësh vendime”, tha Kumbaro.

E pyetur nga Milori se çfarë do t’i thoshte Mirelës 20 vjeç, Kumbaro dha këtë përgjigje:

“Bravo të qoftë! Do t’i thoja bravo të qoftë se zgjodhe profesionin e duhur, miqtë e duhur, bashkëudhëtarin e duhur, kë bërë gabimet e duhura, ke ditur të thuash më fal në momentin e duhur”, u shpreh Kumbaro.

Nëse do të duhej të veçonte një mësim jete përgjatë këtij rrugëtimi të gjatë, Kumbaro tha:

“Është mundësia e jashtëzakonshme që më është dhënë të punoj në terren. Ajo është Shqipëria e vërtetë. Kam takuar kaq shumë njerëz të jashtëzakonshëm nga Konispoli në Vermosh. Unë punoj në një qark të jashtëzakonshëm sic është Gjirokastra dhe njoh pothuajse cdo njeri”, theksoi ajo.

Pashmangshmërisht gjatë intervistës, Mirela Milori e ka pyetur edhe për debatin e ndryshimit të ligjit për Zonat e Mbrojtura. Kumbaro tha se nuk është një ligj perfekt, por dukshëm ofron më shumë instrumenta për zhvillimin e këtyre zonave.

“Asnjëherë një ligj nuk është më i miri në botë. Është mefshtësi politike të mos e shohesh realitetin dhe ta ndryshosh. Deri në 2017 ne s’kemi pasur fare ligj për Zonat e Mbrojtura. E kemi bërë ne. Me këtë ligj nuk lëviz asgjë nga perimetri dhe sipërfaqja aktuale e Zonave të Mbrojtura, por përkundrazi pajisen bashkitë, ministria, por edhe biznesi me instrumenta më shumë si duhet të jenë këto zona. Sigurisht që nuk do të shkatërrohen Zonat e Mbrojtura, se po të kishim këtë qëllim, nuk do të merrnim vendim të shtonim sipërfaqen e Zonave të Mbrojtura”, deklaroi ministrja e Turizmit dhe Mjedisit, Mirela Kumbaro. ©Argjiroja.net

Related Posts

Nuk ka dritë në fund të “Korridorit VIII”
Kryesore

Nuk ka dritë në fund të “Korridorit VIII”

02/03/2026
Rama shpjegon pse i bëri ndryshimet në qeveri: Nëse rrethanat do të ishin ndryshe, Balluku nuk do të ishte larguar nga detyra
Kryesore

Rama shpjegon pse i bëri ndryshimet në qeveri: Nëse rrethanat do të ishin ndryshe, Balluku nuk do të ishte larguar nga detyra

01/03/2026
Bllokohet 1 ton mjaltë në kufi me Greqinë, do i nënshtrohet analizave për sigurinë ushqimore
Kryesore

Bllokohet 1 ton mjaltë në kufi me Greqinë, do i nënshtrohet analizave për sigurinë ushqimore

01/03/2026
Ndahet nga jeta aktori i njohur i humorit Mane Lumani, një nga 4 parodistët e Vlorës
Kryesore

Ndahet nga jeta aktori i njohur i humorit Mane Lumani, një nga 4 parodistët e Vlorës

01/03/2026
Kryesore

Shkarkohet drejtori i Policisë së Shtetit, Ilir Proda

01/03/2026
Arrestohet shoferi i kamionit, shihni si u zbulua 350 kg kanabis në Kakavijë (VIDEO)
Kryesore

Arrestohet shoferi i kamionit, shihni si u zbulua 350 kg kanabis në Kakavijë (VIDEO)

01/03/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Charles viziton Sandringham, por shmang ish-Princin Andrew!

Charles viziton Sandringham, por shmang ish-Princin Andrew!

02/03/2026
Barazim me gola, Roma dhe Juventus dhurojnë spektakël

Barazim me gola, Roma dhe Juventus dhurojnë spektakël

02/03/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al