• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çertifikohen mjeshtrat e trashëgimisë, shumë prej tyre nga Gjirokastra. Kumbaro: Mbështesim ata që dinë ta bëjnë këtë punë dhe e përcjellin mjeshtërinë tek gjeneratat e reja (FOTO)

24/10/2018
Çertifikohen mjeshtrat e trashëgimisë, shumë prej tyre nga Gjirokastra. Kumbaro: Mbështesim ata që dinë ta bëjnë këtë punë dhe e përcjellin mjeshtërinë tek gjeneratat e reja (FOTO)

113 persona janë çertifikuar sot si mjeshtra dhe ndihmës mjeshtra në fushën e trashëgimisë kulturore, pas një trajnimi gjashtë mujor për aftësim në punimin e gurit, drurit, hekurit dhe suvasë. Në ceremoninë e organizuar me këtë rast, ministrja e Kulturës, Mirela Kumbaro, tha se ky program trajnimi dhe studimet Master Profesional në Restaurim që tashmë funksion prej vitesh, janë dëshmia më e mirë se trashëgimia kulturore është prioritet dhe ka një treg pune në këtë sektor.

“Nëse monumentet e kulturës, kalatë, kalldrëmet e banesat janë sot në këmbë, nuk janë as falë ministrit që vete e vjen, as falë ambasadorëve që venë e vijnë, as falë shoqatave, por janë falë njerëzve që jetojnë aty, në Berat, Korçë, Gjirokastër. Unë ju jam shumë mirënjohëse. Nuk mjafton vetëm dashuria për ta mbajtur trashëgiminë, duhet dija, duhet profesionalizmi dhe sigurisht financimet. Nuk mbahet trashëgimia as po të kesh shumë para, as me vendime administrative. Duhen njerëzit të cilët dinë të punojnë gurin, hekurin, drurin, dinë të ruajnë kalanë. Këtu vijmë tek mjeshtëria e trashëgimisë kulturore, në restaurim dhe mirëmbajtje. Çelësi i suksesit në trashëgimi është mirëmbajtja, njësoj si një amvisë e mirë që mirëmban shtëpinë”, u shpreh Kumbaro.

Sipas ministres kampuset rajonale të restaurimit, duke u zhvilluar në terren sjellin përfitime edhe për vetë monumentet.

“Në këtë program ne jemi në rrugën e duhur, për të përforcuar mjeshtrat që dinë ta bëjnë këtë punë. Ne u kërkojmë mjeshtrave që dijen e tyre ta përcjellin, në mënyrë që të mos krijohet më boshllëku i madh që u krijua në dekadat e fundit tek mjeshtëria”, tha Kumbaro.

Programi “Aftësi për punësimin e së nesërmes u zbatua nga fondacioni Trashëgimia Kulturore pa Kufij në bashkëpunim me Ministrinë e Kulturës, Institutin e Monumenteve të Kulturës, Ministrinë e Financave dhe Ekonomisë, Drejtoritë Rajonale të Trashëgimisë Kulturore në Berat, Gjirokastër dhe Korçë si dhe Drejtoritë Rajonale të Formimit Profesional Publik në Gjirokastër dhe Korçë dhe shkollës profesionale ‘Stiliano Bandilli’ në Berat. Projekti u nga Ministria e Ekonomisë, Energjitikës, Transportit dhe Zhvillimit Rajonal në  Landin e Hessen-it, Gjermani dhe SIDA.

Related Posts

Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes
Kryesore

Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes

23/07/2026
Rama: Në bulevard ka vetëm sorra dhe korba
Kryesore

Rama: Në bulevard ka vetëm sorra dhe korba

23/07/2026
Harta e re territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes si bashki
Kryesore

Harta e re territoriale, Memaliaj, Këlcyra dhe Libohova drejt shkrirjes si bashki

23/07/2026
Drama e emigrantit shqiptar me nusen: I dashur, unë do të bëhem burrë!
Kryesore

Reformë në drejtësi, por Shqipëria ndër vendet me më pak gjyqtarë në raport me popullsinë

23/07/2026
Tensione në protestë/ Hiqet gardhi metalik, hidhen vezë dhe domate drejt policisë
Kryesore

Tensione në protestë/ Hiqet gardhi metalik, hidhen vezë dhe domate drejt policisë

23/07/2026
Nisin regjistrimet për studimet Master në Universitetin “Eqrem Çabej” Gjirokastër, ja degët ku mund të aplikoni
Kryesore

Aplikimet në universitete, 6 ditë kohë për zgjedhjen e degëve, procesi nis më 27 korrik

21/07/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes

Policia e Shtetit paralajmëron Sarandën dhe Vlorën: Mos lundroni në det prej mesditës së të premtes

23/07/2026
Rama: Në bulevard ka vetëm sorra dhe korba

Rama: Në bulevard ka vetëm sorra dhe korba

23/07/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al