• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çfarë do të ndodhë me të dhënat tona në internet pasi të vdesim?

20/02/2020
Çfarë do të ndodhë me të dhënat tona në internet pasi të vdesim?

*Gjatë dekadave të ardhshme, në Facebook do të ketë gjithnjë e më shumë llogari të njerëzve që kanë vdekur. Në fakt, sipas disa vlerësimeve, që në vitin 2060 numri i llogarive të përdoruesve të vdekur, do të tejkalojë atë të njerëzve që janë ende gjallë. Por “pasojat dixhitale” të njerëzve që ndërrojnë jetë, shtrihen shumë përtej Facebook-ut.

Kur një qytetar i shekullit XXI vdes, ai ka lënë shpesh pas vetes një postim, mesazhe private dhe informacione personale për gjithçka. Po kush i zotëron këto të dhëna, dhe përgjegjësia e kujt është që të mbrojë privatësinë e të ndjerit? Fehim Husin, sociolog në Universitetin Shtetëror të Arizonës në SHBA, ka kaluar vitet e fundit duke parë studiuar sesi njerëzit, platformat dhe qeveritë menaxhojnë jetën dixhitale të atyre ne e lënë këtë botë. Huseini bëri një prezantim mbitrashëgiminë dixhitale të njeriut në takimin vjetor të Shoqatës Amerikane për Përparimin e Shkencës (AAAS).

Si do të jetë një trashëgimi tipike dixhitale e shekullit XXI?

Kur ne vdesim, lëmë pas llogaritë tona në mediat sociale:fotot, kujtimet, mesazhet dhe shumë gjëra të tjera. Dhe ky problem nuk ka të bëjë vetëm me Facebook-un. Por me çdo shërbim që përdor të dhënat tona personale. Par këtu hyn edhe Google, LinkedIn, Tëitter.

Llogaritë tona në Google janë të mëdha, për sa i përket pëlqimeve dhe mospëlqimeve tona, çfarë bëjmë, atë që themi, dhe ato që kemi kërkuar. Në vende të ndryshme të botës ku ka një ekonomi në zhvillim, ka një problem të madh me menaxhimin të dhënave. Ka shumë të dhëna personale, dhe njerëzit po i japin ato me dëshirë, pa e kuptuar se çfarë ndodh me ato të dhëna rrugës.

Pse njerëzit duhet ta marrin seriozisht këtë gjë problem?

Vështirë se dikush është duke folur mbi atë që ndodh me këto të dhëna, pasi ne të vdesim. Ky çështje i prek që të gjithë, por nuk ka asnjë udhëzim të qartë. Nëse nuk kemi standarde, dhe nuk ka një rrjet garancish ligjore, atëherë kemi një Perëndim të Egër (Far Ëest).

Një histori ofron një shembull domthënës:Studenti dhe aktivisti social Nahian Al Muktadir vuante nga kanceri. Ndërsa ai vazhdonte kurimin, bashkë me mbledhjen e fondeve në rrjet, Nahian ndau në mënyrë aktive përvojën e tij të përditshme të luftës kundër kancerit në Facebook. Kur ai vdiq, familja dhe miqtë e tij donin që t’i botonin të gjitha statuset e tij në Facebook në një libër, por nuk ishin në gjendje, pasi Facebook-u njoftoi se llogaria dhe të gjitha statuset e tij ishin të paarritshme për të tjerët. Familja e Nahian u përpoq të bindte Facebook-un që t’i lejonte të kishin mundësi për një lloj aksesi, po pa sukses.

A kanë personat e ndjerë të drejtën e intimitetit?

Unë personalisht besoj se po. Por jam shumë skeptic, kur është fjala për zbatimin e ligjeve. Unë jam një ithtar i madh i lejimit të tregut që të vendosë vetë mbi standardet, sesa këtë ta bëjnë ligjet.

Google ka një opsion që ju lejon të fshini të dhënat tuaja, pasi ndërroni jetë. Çfarë u sugjeroni njerëzve të bëjnë me llogaritë e tyre dixhitale, para se largohen nga kjo botë?

Para së gjithash, jini gjithmonë të informuar mbi politikat e mediave sociale. Kur mendoni për intimitetin që ju garantojnë ofruesit tuaj të mediave sociale, duhet të dini se tek e fundit ata do t’i kenë të dhënat tuaja. Ne duhet të jemi të përgjegjshëm kur bëhet fjalë për përdorimin e platformave dixhitale dhe për shkëmbimin e të dhënave. Unë jap vetëm të dhënat, për të cilat ndihem komod. Për këtë arsye, unë nuk më intereson nëse njerëzit kanë qasje në to, kur unë të kem vdekur.

Si duhet të “bashkëveprojmë” me të vdekurit në mediat sociale?

Ne duhet të flasim mbi kulturën, për sa i përket mënyrës se si po merremi me vdekjen në internet, dhe çfarë lloj shërbimesh po ofrojnë, dhe nëse kjo na ndihmon apo jo. Në Japoni dhe Kore, elzistojnë “gurët e varrit” dixhital. Nëse shkoni në disa varreza në Japoni, ka kode QR ku mund të dëgjoni këngën e preferuar të personit të ndjerë, dhe të shihni filmat apo citimet e tij të preferuara.

Pra është diçka shumë interesante për t’u parë. Mund të ketë efekte terapeutike, apo jo? Por njëkohësisht, mund t’i përkeqësojë gjërat (disa forma të zisë digjitale, si pasja e një anëtari të ndjerë të familjes me një llogari ende aktive, mund të shkaktojnë trauma tek të tjerët)./Sciencemag.org

Related Posts

Tre breza në skenë, Ilir Shaqiri këndon bashkë me djalin e nipin para turmës së protestuesve në Prishtinë
Pikante

Tre breza në skenë, Ilir Shaqiri këndon bashkë me djalin e nipin para turmës së protestuesve në Prishtinë

17/02/2026
Si ta kthesh 14 shkurtin në festë kur je beqar
Lifestyle

Si ta kthesh 14 shkurtin në festë kur je beqar

10/02/2026
A është gjithçka që hamë e lidhur me kancerin?
Lifestyle

A është gjithçka që hamë e lidhur me kancerin?

07/02/2026
Kodi i ri Penal/ Burg nëse organizoni udhëtime për qëllime seksuale
Pikante

Kodi i ri Penal/ Burg nëse organizoni udhëtime për qëllime seksuale

30/01/2026
Shqiptarët më inteligjentët në Ballkan, renditemi të 19-ët në botë
Pikante

Shqiptarët më inteligjentët në Ballkan, renditemi të 19-ët në botë

18/01/2026
Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë
Argjiro +

Bestytnitë më të çuditshme për një vit të ri të mbarë

01/01/2026

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected]

Të fundit

Kristi u përjashtua, banorët aludojnë: Ka shkelur rregulloren, mos është ngjitur në mur

Kristi u përjashtua, banorët aludojnë: Ka shkelur rregulloren, mos është ngjitur në mur

20/02/2026
Anulohet televotimi, Big Brother përjashton banorin

Anulohet televotimi, Big Brother përjashton banorin

20/02/2026
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al