• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çfarë duhet të dini për Euro 2024

19/11/2023
Çfarë duhet të dini për Euro 2024

Shqipëria tashmë është në Euro 2024. U desh vetëm një pikë që të sigurohej kualifikimi për herë të dytë në një Europian dhe barazimi me Moldavinë 1-1 mjaftoi. Kështu që vitin e ardhshëm do të jemi në Gjermani. Më poshtë do t’ju tregojmë çfarë duhet të dini për Euro 2024.

Ku do të zhvillohet?

Euro 2024 do të mbahet në Gjermani, vend i cili u zgjodh në vitin 2018 nga Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s në një takim në Nyon. Gjermania asokohe ishte në garë me Turqinë, vendi tjetër i vetëm që kishte dërguar një kandidaturë për të zhvilluar Europianin e 2024-ës.

Gjermania Perëndimore mikëpriti edicionin e Europianit të zhvilluar në vitin 1988, por kjo do të jetë hera e parë që Gjermania pret një kampionat europian që kur u ribashkua. Në Gjermani është zhvilluar në 2006-ën Kupa e Botës.

Cilat janë qytetet pritëse?

Për të pritur ndeshjet e Euro 2024 janë përcaktuar dhjetë qytete. Nëntë prej tyre janë përdorur edhe gjatë Kupës së Botës në vitin 2006.

Ndeshja hapëse do të zhvillohet në stadiumin e Mynihut, “Allianz Arena”, shtëpinë e Bajernit të Mynihut. Ky stadium ishte një prej 11 arenave që pritën ndeshjet e Euro 2020 që u zhvillua në të gjithë Europën.

Qytetet pritëse do të jenë:

Berlini: Stadiumi Olympiastadion me 70 mijë tifozë

Këlni: Stadiumi i Këlnit (RheinEnergieSTADION) me 47 mijë tifozë

Dortmund: Stadiumi i Dortmundit (Signal Iduna Park) me 66 mijë tifozë

Dusseldorf: Arena e Dusseldorf (Merkur Spiel-Arena) me 47 mijë tifozë

Frankfurt: Arena e Frankfurtit (Deutsche Bank Park) me 48 mijë tifozë

Gelsenkirchen: Arena AufSchalke (Veltins Arena) me 50 mijë tifozë

Hamburg: Volksparkstadion i Hamburgut me 50 mijë tifozë

Leipzig: Stadiumi i Leipzig (Red Bull Arena) me 42 mijë tifozë

Munich: Arena e Futbollit Munich (Allianz Arena) me 67 mijë tifozë

Stuttgart: Arena e Stuttgartit (MHP Arena) me 54 mijë tifozë

Kur zhvillohet turneu?

Euro 2024 është përcaktuar të nisë më 14 Qershor dhe do të zgjasë deri më 14 Korrik 2024. Shorti për të përcaktuar grupet do të hidhet të shtunën e 2 Dhjetorit 2023.

Gjermania si vendi pritës i Europianit do të jetë në Grupin A dhe do të luajë ndeshjen hapëse të premten e 14 Qershorit në Stadiumin e Mynihut.

Finishi i këtij edicioni do të jetë në Olympiastadion të Berlinit të dielën e 14 Korrikut 2024.

Kur nis shitja e biletave?

Faza e parë e shitjes së biletave për Euro 2024 nisi më 3 Tetor dhe përfundoi më 26 Tetor. Një person mund të aplikonte deri në 4 bileta për ndeshje dhe vetëm për një ndeshje në ditë.

Biletat siç shkruan UEFA do të shpërndahen në një short transparent dhe të drejtë. Ata që nuk patën sukses në fazën e Tetorit 2023 do të njoftohen për disponueshmërinë e biletave të reja sipas renditjes së tyre në short.

Por ka akoma lajme të mira. Një milion bileta do të shiten në bashkëpunim me federatat përkatëse për mbështetësit e ekipeve që do të marrin pjesë në turne.

Bileta do të ketë edhe për tifozët e ekipeve kombëtare që do të kualifikohen përmes play-off të planifikuara të luhen më 21 dhe 26 Mars 2024.

Sa ekipe kualifikohen në Euro 2024?

Gjermania kualifikohet direkt si vend pritës. Më pas do të jenë 23 vende të tjera që kualifikohen nga eliminatoret (mes tyre edhe Shqipëria) dhe nga play-off e parashikuara të luhen vitin tjetër.

Cili është formati i Euro 2024?

Formati i turneut nuk ka ndryshuar dhe do të jetë i njëjtë me atë të Euro 2020. Pra dy ekipet e para të secilit grup do të kualifikohen në raundin tjetër të 1/16. Atyre do t’u bashkangjiten në këtë raund edhe katër skuadrat më të mira të vendeve të treta në grupe.

Për t’u bërë pjesë e grupit "ARGJIROJA" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë.

Related Posts

Gazetari rrëfen bisedën me dëshmitarin: Nëse i ndodh gjë babait, përgjegjëse është banda e Belerit
Lajme

Gazetari rrëfen bisedën me dëshmitarin: Nëse i ndodh gjë babait, përgjegjëse është banda e Belerit

01/12/2023
I mori jetën në aksident studentes greke, 16,5 vite burg për shqiptarin
Lajme

I mori jetën në aksident studentes greke, 16,5 vite burg për shqiptarin

01/12/2023
Mesazhi i Alfred Moisiut për Greqinë: S’mund të vazhdohet me metoda të ’45-ës (VIDEO)
Lajme

Mesazhi i Alfred Moisiut për Greqinë: S’mund të vazhdohet me metoda të ’45-ës (VIDEO)

01/12/2023
Dalin pamjet, shihni se si shefi i policisë kalon makinën me drogë në kufirin shqiptaro-grek (VIDEO)
Kryesore

Dalin pamjet, shihni se si shefi i policisë kalon makinën me drogë në kufirin shqiptaro-grek (VIDEO)

01/12/2023
E rëndë në Greqi/ Shqiptari gjendet i vdekur në shtëpi
Kryesore

E rëndë në Greqi/ Shqiptari gjendet i vdekur në shtëpi

01/12/2023
Kompanitë greke po e rikthejnë vëmendjen nga Shqipëria
Kryesore

Barometri për vendet mike dhe armike të shqiptarëve, ja si vlerësohet Greqia

01/12/2023

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën argjiroja@gmail.com ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

WhatsApp sjell opsionin e ri që ju lejon t'i mbani bisedat sekrete

WhatsApp sjell opsionin e ri që ju lejon t’i mbani bisedat sekrete

01/12/2023
Gazetari rrëfen bisedën me dëshmitarin: Nëse i ndodh gjë babait, përgjegjëse është banda e Belerit

Gazetari rrëfen bisedën me dëshmitarin: Nëse i ndodh gjë babait, përgjegjëse është banda e Belerit

01/12/2023
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Blog
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al