Ministria e Turimit Italiane është optimiste se sivjet qytetarët e saj mund të shkojnë në plazh, dhe ajo po punon për ta arritur këtë, natyrisht me disa kufizime. Nënsekretarja e kësaj ministrie Lorenza Bonacorsi, thotë se “Do të shkojmë në plazh këtë verë, dhe në po punojmë për tja arritur qëllimit”.
Megjithatë epidemiologët, kujtojnë se jemi Akoma në fazën e parë dhe asgjë nuk është e sigurt, pasi sjellja e virusit nuk mund të parashikohet ende. Ndërsa presin lajme nga Ministria e Shëndetësisë, sipërmarrësit dhe ekspertët e turizmit përpiqen të imagjinojnë se si do të zgjidhin problemin e sigurisë së pushuesve ndaj virusit në hotele apo resorte turistike.
A e vret nxehtësia e verës virusin?
Ekspertët nuk japin asnjë siguri, dhe janë të më të ndarë se kurrë në lidhje me këtë ccështje. Epidemiologia Ilaria Capua, thotë se mundësia që kjo të ndodhë është thuajse zero. Kjo sepse virusi nuk e ka ndalur përhapjen dhe në vende ku tashmë tempëraturat janë të larta. Por sështë i këtij mendimi Guido Silvestri, drejtori i deprtamentit të Patologjise në Atlanta. Ai sështë pothuajse i sigurt se virusi do të zhduket gjatë verës, por do të kthehet sërish në vjeshtë. Ai e arsyeton kështu tezën e tij: “Është e vërtetë se duke qenë një virus i ri nuk ka siguri, por si i tillë ai ndan 80 përqind të gjenomit të tij me virsin SARS. Edhe ky eshtë një coronavirus si të që tjerët jep siptomat e ftohjes si për shembull ftohja e zakonshme, ka tendencë të zhduket gjatë verës”.
A do të lejohen udhëtimet turistike?
Është mirë të heqësh dorë nga ishujt grekë, apo vendet e tjera ekzotike. Do jetë e vështirë të udhëtosh jashtë vendit, pasi shumë vende do e ndalojnë atë duke mbyllur kufijtë e tyre. Shumë të huaj nuk do të vijnë. Për shembull vetëm italisë mendohet se do i mungojnë jo pak por 25 milionë turistë këtë vit. Më e lehtë është të mendosh të udhëtosh brenda vendit. Nëpër avionë vendet e mesit do jënë bosh, dhe shumë kompani nuk servirin ushqim, duke i bërë thirrje udhëtarëve që të marrin ushqim të gatshëm nga shtëpitë. Ato gjithashtu rekomandojnë mbajtjen e maskave gjatë udhëtimit dhe larjen e shpështë të duarve. Jastëkët dhe batanijet që serviren për udhëtime të gjata do të zhduken. E njëjta situatë përshkruhet dhe për trenat ndërkombëtare. Hë për hë, duhet t’i themi mirupafshim udhëtimeve të gjata.
A duhet të prenotoj tashmë?
Po do ishte zgjidhja e duhur. Shumë hotele kanë spostuar prenotimet dhe janë gati për të rimarrë porosi të reja, çka mund t’ju favorizojë në çmim. Në Itali rreth 27 mijë hotele, janë ende në dilemë nëse do rihapen apo jo, në pritje të protokollove të sigurisë që do u duhet të vijnë nga qeveria. Fati i fshatrave tutristikë apo resorteve është gjithashtu i pasigurt por gjithsesi ato po përgatiten.
Det apo mali?
Në teori flitet për një zhdukje të virusit nga temperatrurat e larta, dhe parë në këtë prizëm destinacioonet detare do të ishin më të preferueshme. Gjithsesi mbetet një tezë për t’u verifikuar në muajt në vazhdim. Ajo që është e sigurt mbetet fakti se shtëpitë e dyta nuk do të përdoren më për festa apo si ambjente shoqërore, por vetëm për shijuar paqen e pushimeve vetëm apo me familjen.
Mos do na duhet ta bëjmë plazhin me maska?
“Unë nuk mendoj kështu”, thotë virologu Cauda. “Nga studimet ka rezultuar se infektimet kanë ardhur nga vendet e mbyllura, por në ambjente të jashtme si ajo e plazhit, mundësia që virusi të mbijetojë është shumë e ulët. Natyrisht do na duhet të ruajmë distancat”. Po për sa pëkret notit? Lejohet, pasi sipas virologes së siptalit Torrete në Ancona, virsi COVID 19 “nuk ka aftësi të mbijetojë në ujë”.
Si do të organizohen vendet e plazhit?
Rregullat do të përcaktohen në nivel kombëtar, por nuk përjashtohet mundësia që ato do të happen gjatë muajve të verës. Rëra do të dizinfektohet periodikisht, ndërsa distanca mes ccadrave duhet të jetë 14-16 metra larg. Janë propozuar dhe ccadrat për tre ose katër persona, nga dy që janë aktualisht sikur të jenë një shtëpi, por në momentin kur të largohesh nga plazhdi duhet të vendosni maskën menjëherë. Zonat e lojërave do të jenë të mbyllura, restorantet po ashtu. Gjithsesi, për disa noti dhe plazhi i kësaj i kësaj vere mund të kthehet në një torturë për shkak të kontrollove policore që do të ndërmerren në çdo vend turistik. / Corriere.it