• Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti
Nuk ka rezultate
View All Result
Nuk ka rezultate
View All Result

Çfarë do të bëjë Rusia në 2017-ën

30/12/2016
Çfarë do të bëjë Rusia në 2017-ën

Nga: Marcus Tanner

Nëse Vladimir Putin do të ishte burrë i pijes-që mesa duket nuk është-me siguri do t’i mbushte vetes një gotë shumë të madhe me shampanjë mesnatën e 31 Dhjetorit, ndërsa këmbanat e Kremlinit do të binin për vitin 2017.

Ky vit i fundit ka qenë një dhuratë që vazhdon të japë fryte. Ai shënoi një kthesë radikale për pozicionin e Rusisë së një ose dy viteve më parë, kur një luftë me Turqinë ngjante e mundshme dhe Kremlini përballej me një front të qëndrueshëm në Perëndim.

E vërtetë, Rusia e ktheu Krimenë në 2014 një vend shtojcë për rusët sentimentalë që vajtojnë kohën e vjetër të Carëve. Por kur Rusia mori Krimenë, humbi ç’mbetej nga Ukraina.

Në retrospektivë, ishte një kthim modest për investimin e madh të Rusisë në një skemë më të madhe, me qëllimin për të përmbysur kthesën pro-perëndimore në Kiev. Çfarë ndryshimi mund të bëjë një vit i zakonshëm? Në jug, armiqësia me Turqinë është shkrirë ndërsa investimi rus në qeverinë e Sirisë po shpaguhet, ndërkohë që trupat qeveritare morën pozicionet e fundit të rebelëve në qytetin e dytë të vendit, Alepo.

“Vietnami i Rusisë” nuk rezultoi të qe asgjë e tillë, edhe nëse lufta civile në Siri është larg fundit. Në Damask, Putin ka një klient në regjimin e Asadit, i cili do ta ketë të vështirë të dalë jashtë përqafimit të tij. Ndoshta as që do.

Në Perëndim, përfitimet kanë qenë të mëdha ose shumw tw mëdha, ndonëse në masë të gjerw nga rastësia. Përtej Atlantikut, anti-rusi Barack Obama është duke paketuar valixhet dhe hapur rrugën për një figurë më simpatike si Donald Trump.

Pa Amerikën, një qëndrim i unifikuar i Perëndimit kundër një Kremlini të rilindur nuk mund të qëndrojë në këmbë. Edhe pa tradhtinë e mundshme të Amerikës, fronti është duke rwnw pwrtokw. Viti i ardhshëm do të shohë zgjedhjen në Francë të një presidenti që-përveç ndonjë mrekullie nga Socialistët-do të jetë ose Marinë Le Pen e ekstremit të djathtë ose Francois Fillon i ekstremit jo dhe aq të djathtë. Ndërsa të dy janë admirues në njëfarë shkalle të liderit rus, është një garë win-win për Putinin në Paris.

Sapo presidentët Trump dhe Fillon/Le Pen të instalohen, do të jetë e vështirë për të mbajtur qoftë edhe pamjen e një politike “Perëndimore” kundrejt Rusisë. Për më tepër, aty ku Amerika dhe Franca do të drejtojnë, të tjerët-ndjekësit me gjysmë zemre të linjës anti-ruse do të ndjekin. Në atë pikë, nuk do të jetë më Rusia që do të duket e izoluar, por Britania dhe Gjermania.

Me kaq shumë karta në duart e Putinit që mund të kthehen në ASA, pyetja nuk është nëse ai do të përfitojë nga situata, por sa shumë?

Anëtarët e Ekipit Putin me siguri që do të bëjnë agjitacion për një strategji të ecjes përpara.

Pushtimi i shumëpërfolur në vendet Balltike tingëllon sërish i sforcuar dhe asgjë në biografinë e Putin nuk sugjeron se ai ka oreks për kumar të tillë të rrezikshmërisë së lartë. Por si thoni për një shtytje-ndoshta duke përdorur minoritetet e parehatuara ruse në trazimin e vendeve Balltike? Ose për një copë tjetër në Ukrainën Lindore? Poshtë në Ballkan, pse jo të mos stimulojë Serbinë për të bërë diçka të nxituar në Kosovë? Apo ndoshta një trokitje për të egërsuar qeverinë e Malit të Zi? Nëse Amerika do të shohë në anën tjetër duke e drejtuar zemërimin nga Kina, tundimi për të riformësuar hartën e Europës Lindore do të rritej.

Nëse ndodh kështu, të gjithë ne duhet të lidhim rripat e sigurimit.

Shpresa, sigurisht është që Putin të korrë përfitimet e marrëdhënieve të përmirësuara me Uashingtonin dhe Ankaranë, në mënyrë më të kujdesshme.

Një gjë e zgjuar për t’u bërë në një pozitë force është përdorimi me masë dhe maturi i avantazhit -t’i ngjash Frederikut të Madh më shumë se sa Hitlerit.

Frederiku u rrëmbeu Silesian austriakëve dhe një copë të Polonisë polakëve, por më pas u përqendrua tek mbrojtja e fitoreve të tij dhe nuk shkoi më tej. Hitleri gllabëroi Austrinë dhe Sudetenlandin dhe siç e dimë mirë, shkoi më tej për humbjen.

Ndjenja e një Rusie më pak të izoluar duhet përdorur për të krijuar një atmosferë të relaksuar që zbut frikërat e fqinjëve, në vend që t’i nxisë ato.

Pse jo një gjest miqësor me shtetet Balltike, një lehtësim me Ukrainën-pa kthyer mbrapsht Krimenë sigurisht-mbështetje për miqtë ekzistues në Ballkan, si Serbia, pa u mbështetur tek ta kaq shumë? Mali i Zi-harroje. Po, ishte dikur një shtet klient i Rusisë-e pastaj?

Dalja në portet e Mesdheut, fiksimi i Carëve të shekullit 19 kur çmimi vezullues ishte Konstandinopoja është më pak e rëndësishme për strategjinë e sotme të Rusisë.

Rusia ka sot nevojë që të forcojë rrjetin e vendeve mike të cilat-për çfarëdo arsye-duan të jenë aleate me të-dhe jo të detyrojë fqinjët që t’i servilosen.

Një rrjet i tillë aleatësh do ta ndihmojë Rusinë të maskojë dobësitë e saj të mëdha, duke filluar nga ekonomia e saj dhe rënia demografike.

Nëse Putin e kufizon veten tek kjo axhendë, 2017-a mund jetë për të një vit edhe më i mirë se 2016-a. Hileja-një gabim i zakonshëm i kaq shumë autokratëve gjatë historisë rrallë përfundon mirë.

Marrë nga BIRN

Related Posts

Nënë e bijë gjenden të vdekura, autori arrestohet në Greqi
Kryesore

Nënë e bijë gjenden të vdekura, autori arrestohet në Greqi

14/06/2025
Aksidenti tragjik/ Avioni me 242 pasagjerë në bord rrëzohet gjatë ngritjes, përplaset me godinat e banuara (VIDEO)
Lajme

Aksidenti tragjik/ Avioni me 242 pasagjerë në bord rrëzohet gjatë ngritjes, përplaset me godinat e banuara (VIDEO)

12/06/2025
Elon Musk bëhet personi i parë në botë që tejkalon 400 miliardë dollarë pasuri
Lajme

Elon Musk humbet 152 miliardë dollarë në katër orë, pas sherrit me Trump

06/06/2025
Tragjedia që tronditi rrjetin: Tre motra gjenden të vdekura, dyshohet se u vranë nga babai
Pikante

Tragjedia që tronditi rrjetin: Tre motra gjenden të vdekura, dyshohet se u vranë nga babai

05/06/2025
Stuhi dhe breshër në Kretë, përmbyten disa rrugë
Lajme

Stuhi dhe breshër në Kretë, përmbyten disa rrugë

31/05/2025
Opozita greke presion Mitsotakisit: Qeveria të dënojë krimet e Izraelit në Gaza
Lajme

Opozita greke presion Mitsotakisit: Qeveria të dënojë krimet e Izraelit në Gaza

27/05/2025

Argjiroja.net është një media online e pavarur, që informon me profesionalizëm dhe shpejtësi lexuesit. Në vëmendjen tonë të veçantë janë kryesisht ngjarjet në jug të Shqipërisë, por edhe zhvillime të tjera të rëndësishme brenda e jashtë vendit.
Argjiroja.net është pjesë e NaN Studio Sh.P.K me NIPT M02012001P

Për marketing dhe çdo informacion tjetër na shkruani në adresën [email protected] ose në WhatsApp në numrin 069 24 77 431.

Të fundit

E rëndë në Itali/ Gruaja shqiptare masakrohet me thikë nga ish-burri i saj (Emri)

E rëndë në Itali/ Gruaja shqiptare masakrohet me thikë nga ish-burri i saj (Emri)

14/06/2025
Kryepeshkopi joan

Kryepeshkopi Joan vizitë zyrtare në Patriarkanën Ekumenike të Kostandinopojës: Vijmë nga toka e Ilirikut!

14/06/2025
  • Kryesore

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al

Nuk ka rezultate
View All Result
  • Lajme
  • Kryesore
  • Lifestyle
  • Show Bizz
  • Sport
  • Pikante
  • Planet
  • Argjiro +
  • Para dhe Pushtet
  • Portal pune
  • Faqe Interneti

© 2023 Argjiroja.net Design by NanStudio.al