Dy ditë më parë u mësua se babai i Çiljetës është infektuar me Covid dhe është shtruar në spital. Kjo ishte edhe arsyeja pse këngëtarja mungoi në “Wake up” e këtë informacion e bëri të ditur Isli Islami, duke treguar se Çiljeta i kishte komunikuar se i ati është për intubim.
Sot “Revista Who” ka mësuar se babai i Çiljeta Xhilagës është në gjendje të vështirë shëndetësore dhe këngëtarja është parë çdo ditë në ambientet e spitalit ‘Shefqet Ndroqi’, edhe pse nuk është lejuar që të qëndrojë pranë të atit në këtë moment kaq delikat, sepse të tilla jane rregullat e spitalit.
Vetë Çiljeta nuk ka ndarë asnjë detaj rreth gjendjes së të atit duke e mbajtur larg vëmendjes së publikut këtë moment të vështirë. I urojmë shërim të shpejtë të atit të këngëtares.