Në tapetin e kuq të “Miss Universe Albania 2017” mbrëmë (e enjte) shkelën shumë yje. Mes tyre njëra ndër të ftuarat ishte edhe këngëtarja Çiljeta Xhilaga, e cila në këtë event u paraqit me një veshje mjaft provokuese.
Një fustan i bardhë transparent, i cili nuk i linte shumë vend imagjinatës, e nxirrte për bukuri këngëtaren Xhilaga. Stilistja Rrezarta Skifteri duket të ketë qenë “fajtorja” për këtë fustan plot shkëlqim.
Çiljeta shquhet si njëra ndër këngëtaret më seksi shqiptare dhe këtë gjë e vërtetojnë edhe format e saj trupore.