Gazetari Çim Peka i ka drejtuar një mesazh të fortë sot kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Në një postim në rrjetet sociale, Peka shkruan se nëse ndërkombëtarët njohin zgjedhjet, Basha duhet të largohet.
Sipas Çim Pekës, nëse kjo skemë dështon, Basha nuk është njeriu që sjell PD-në në pushtet.
“Ja cfarë do ndodhë. 1/ Ndërkombetarët nuk njohin zgjedhjet dhe Basha sigurisht që duhet të trajtohet si një politikan që i funksioni skema.
2/ Ndërkombetarët njohin zgjedhjet dhe politika e shëtitjeve në bulevard pa akte force dështon duke na thene qartë dhe prerë. Kjo skemë deshtoi, Basha nuk eshte njeriu qe sjell PD ne pushtet.
Ps: Kjo nuk do te thote se të gjithe “bq” nga Shkodra, Kavaja e Korca, që duke përdor Lulin si pretekst i shërbyen Ramës, kishin të drejtë…”-shkruan Peka.










