Bashkia Sarandë ka bërë sot një paralajmërim të ashpër ndaj fermerëve që mbarështojne bagëti në zonat e banuara.
Nëpërmjet një postimi në fb që vjen pas kritikave të ashpra të qyteyarëve dhe pushuesve për livadhisjen e bagëtive nëpër Sarandë dhe Ksamil, bashkia i paralajmëron fermerët t’i therin dhe ta hanë vet mishin përpara se këtë ta bëjë bashkia.
Postimi në FB:
Njoftohen të gjithë qytetarët, banorë të Sarandës dhe Ksamilit, që mbarështojnë bagëti në këto territore, se Bashkia do të ndërmarrë veprime me tolerancë zero në zbatim të ligjit, për të ndarë përfundimisht turizmin nga bagëtitë.
Në çdo rast që do të kapen të imta dhe gjedhë jashtë regjimit stallor, në qendrat e banuara te këtyre territoreve, ato do të përfundojnë në thertore dhe mishi i tyre do të jepet për konsum falas në institucione sociale etj.
Është hera e fundit që mbarështuesit e bagëtive të imta apo gjedhë, porositen t’i mbajnë në regjim stallor, ose t’i tregtojnë ato apo t’i therin dhe t’i konsumojnë vetë, përpara se të sekuestrohen dhe çohen në thertore, përfundon postimi në FB i bashkisë Sarandë.